Elezi: Punësimi do të rritet, paga mesatare më e lartë për 5% këtë vit
Punësimi do të vazhdojë të rritet këtë vit, derisa rritja e pagës mesatare neto pritet të jetë për 5% më e lartë, sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave.
Zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi, siç njoftojnë nga kabineti i saj, duke sqaruar bilancin përfundimtar për vitin 2018 në Parlament, ka thënë se lëvizjet e favorshme ekonomike nga viti i kaluar, vazhdojnë fuqishëm edhe këtë vit, kështu që priten dhe rezultate më të mira ekonomike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Elezi tha se në vitin 2018 bruto prodhimi vendor ka pasur një rritje të shpejtuar prej 2,7%, që është shumë afër parashikimeve të Ministrisë së financave prej 2,8%.
“Në krahasim, parashikimet e vjeshtës të institucioneve tjera relevante lëvizin mes 1,6% dhe 2,5%. Është një konfirmim i qartë për përforcimin e kapaciteteve dhe angazhimin e forcuar nga Ministria e financave. Domethënë, besueshmëria e parashikimeve ekonomike është vendimtare për hartimin e besueshëm të buxhetit dhe për rrjedhojë menaxhimin e besueshëm të politikës fiskale”, tha Elezi.
Zëvendësministrja theksoi se rritja e aktivitetit ekonomik në vitin 2018 është si rezultat i rritjes së konsumit dhe kontributi pozitiv i eksportit neto ndaj rritjes ekonomike. Ajo tha se numri i të punësuarve në vitin 2018 është rritur për 18,4 mijë persona për dallim nga viti 2017.
Për ekzekutimin e Buxhetit të vitit 2018, zëvendësministrja tha se realizimi i të ardhurave ka qenë në pajtim me pritjet, derisa shpenzimet janë kryer rregullisht dhe në kohë.
“Gjithsej të ardhurat në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë realizuar në vlerë prej 188,5 miliard denarë dhe të njëjtat janë destinuar për financim të shpenzimeve të realizuara në vlerë prej 200,1 miliard denarë. Realizimi i të hyrave dhe shpenzimeve në këto shuma rezulton me një deficit buxhetor të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 11,5 miliard denarë, me ç’rast është regjistruar një performancë e ulët në krahasim me të planifikuarën për 6,5 miliard denarë dhe është realizuar në nivelin e 1,8% të BPV-së”, tha Elezi.
Ajo tha se financimin e deficitit buxhetor dhe shërbimin e rregullt të detyrimeve në bazë të borxhit të brendshëm dhe të jashtëm në vitin 2018, është siguruar nëpërmjet eurobondit dhe kredive të favorshme e linjave kreditore për financimin e projekteve të caktuara, si dhe letrave shtetërore me vlerë. Ndërsa janë shlyer detyrimet në bazë të principalit në vlerë prej 28,12 miliard denarë dhe 7,699 miliard denarë bazuar në pagesat e interesit, duke përfshirë PBG 2 kredinë nga Banka Botërore nga viti 2013 prej 95 milion euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës