Elezi: Me dokumentacionin e projektimit për ndërtimin e 270 km rrugë lokale inkurajojmë zhvillimin në 78 komuna!

Zv. Ministrja e Financave, Shiret Elezi theksoi se 270 km rrugë lokale do të ndërtohen ose riparohen me dokumentacionin e projektit të cilat i marrin nga Ministria e financave të 78 komuna nga vendi. Sipas Projektit të Përmirësimin e shërbimeve komunale (MSIP) i zbatuar nga Banka Botërore dhe Ministria e financave, është siguruar ndihmë prej 1,1 milion euro për komunat. Në shpërndarjen e dokumentacionit të projektit për komunat, zëvendësministrja Elezi tha se tejkalohet problemi i mos-shfrytëzimit të fondeve nga mjetet e ndara ndërkombëtare.
“Përvoja e deritanishme ka treguar që komunat ose nuk kanë fare dokumentacion teknik për projektet që dëshirojnë të zbatojnë ose nuk kanë dokumentacion teknik të plotë, në përputhje me udhëzimet dhe kërkesat e fondeve ndërkombëtare. Kjo shpesh çon në mos-shfrytëzim të këtyre mjeteve. Për të kapërcyer këtë situatë, disa nga fondet e caktuara për ndihmë teknike janë përdorur për këtë qëllim”, theksoi kështu Elezi.
Me projektet e përfunduara, 35 komunat e para do të jenë në gjendje të ndërtojnë ose të aplikojnë për fonde për rreth 105 km rrugë lokale, ku përfitim do kenë mbi 120 mijë banorë. Deri në fund të muajit mars të këtij viti do të përgatitet dokumentacioni teknik edhe për komunat e tjera.
Drejtori i zyrës së Bankës Botërore në vend Marko Mantovanelli tha se ata ishin jashtëzakonisht të kënaqur me Projektin e Përmirësimit të shërbimeve komunale MSIP, i cili vazhdon të ndërtojë më shumë se 24.000 kyçje të ujit, më shumë se 200.000 mijë banorë përfitues në këtë rast si dhe mbi 200 km rrugë lokale që tashmë janë ndërtuar.
“Kuptuam që jo vetëm financimi, por edhe projektet cilësore dhe propozimet janë përbërës më i rëndësishëm për zbatimin e suksesshëm të projekteve në komuna. Kjo është arsyeja pse ne jemi të kënaqur që kemi mobilizuar dhe e pranojmë këtë asistencë për të mbështetur cilësinë teknike, veçanërisht në rrugët lokale dhe qëndrueshmërinë e investimeve në nivelin lokal. Ky është një investim jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe për sa i përket një operacioni paralel që ne mbështesim, ku ne financojmë 70 milion euro në rrugë lokale me Ministrinë e transportit, ku komunat do të kenë qasje në këto grante në bazë të granteve që varrojnë nga 150.000 euro më e vogla deri në 1.7 milion euro më të mëdha. Është një linjë e rëndësishme e financimit, e cila do të mbështetet nga këto dokumente teknike, të cilat janë duke u zhvilluar në lidhje me këtë projekt të rëndësishëm”, tha Mantovanelli.
Kështu, në komunën e Likovës mbi 5.800 banorë do të përfitojnë nga rindërtimi i rrugës lokale mes fshatrave Orizarë dhe Slupçan në gjatësi prej 3 km. Me sigurimin e dokumentacionit të projektit, në komunën e Gazi Babës do të rikonstruohet rruga përballë Shkollës fillore dhe rreth 1.400 fëmijë që mësojnë atje do të jenë më të sigurt sepse parashikohet ndërtimi i trotuareve dhe regjimi i ri parashikon ulje të komunikacionit, shpejtësia e rrugës me 30km/orë. Në Ohër, rruga Gjorce Petrov do të rikonstruktohet aty ku trotuari ekzistues është në gjendje të keqe, dhe asfalti po shkatërrohet. Komuna e Sv. Nikoles ka marrë dokumentacionin e projektit për ndërtimin e një kyçje të rrugës jashtë qytetit me gjatësi prej 2 km, në mënyrë që kamionët e ngarkesave nga vendbanimet në rajonin lindor dhe verilindor të kenë mundësi të drejtpërdrejtë në deponinë rajonale moderne të planifikuar rishtazi në zonën e Maçkuevcit. Për komunën e Zelenikovës është përgatitur projekti për rindërtimin e rrugës nga fshati Oreshan deri në stacionin e autobusëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri