LAJMI I FUNDIT:

Eleni Foureira rrëfen për vitet e vështira në Shqipëri dhe arsyen pse e fshehu origjinën në Greqi

Eleni Foureira rrëfen për vitet e vështira në Shqipëri dhe arsyen pse e fshehu origjinën në Greqi
(Foto: Instagram/foureira)

Këngëtarja e njohur, Eleni Foureira, ka folur për vitet e vështira të fëmijërisë në Shqipëri dhe emigrimin në Greqi në moshën tetëvjeçare.

Ajo dha një intervistë për emisionin Enopios Enopio para disa ditësh, ku foli për racizmin që përjetoi kur erdhi në Greqi nga Shqipëria – transmeton Top Channel.

Ndër të tjera përmendi marrëdhënien e saj me futbollistin ndërkombëtar Alberto Botia duke zbuluar se do të donte që të bëhej nënë e dy fëmijëve në të ardhmen, por mbetet e paqartë nëse është në planet e afërta të këngëtares.


“Unë erdha në Greqi për shkak të luftës kur isha 8-9 vjeç. Mbaj mend vitet e bukura të fëmijërisë. Kam fshirë momentet e këqija në fëmijërinë time. Më kujtohet që isha shtrirë për të fjetur me mamanë time në shtëpi kur filloi të binte sirena. U zgjuam të frikësuar, por mami na siguroi që nuk po ndodhte asgjë. Për dy muajt e ardhshëm, ne fjetëm në dysheme”.

(Foto: Instagram/foureira)

“Babai im ishte kishte shkuar në Greqi për të mbledhur para. Më vonë, mblodhi para dhe na dërgoi një taksi për të na sjellë në Greqi. Të gjithë në Shqipëri ishin të shkatërruar. Nëna ime ishte vetëm me 4 fëmijë të mitur. Mami im kishte një armë gjahu dhe ajo dilte dhe qëllonte në ajër në mënyrë që ata të dëgjonin se ajo kishte një armë që të mos rrezikoheshim. Ajo ishte një heroinë”.

“Mbaj mend nënën që thoshte se po luanim. Nuk na trembi. Mami më tha se do të shkonim në një vend magjik. Greqia. Gjyshi im gjithashtu ka rrënjë greke. Unë nuk doja të largohesha. Ishte shumë e vështirë për mua. Ditën kur dola nga shtëpia ime vazhdoja të qaja në ballkon”.

“Greqia është e gjithë jeta ime. Pas një udhëtimi të gjatë fillova të shoh “dritë”. Mbaj mend që buka kishte një shije tjetër! Isha shumë e lumtur. Në shkollë ishim dy fëmijë të huaj nga Shqipëria. Shqiptarët nuk u pranuan nga shoqëria në atë kohë. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, unë e dua atë. Është vendi që dua”, ka theksuar Eleni duke shpjeguar pse e fshehu origjinën e saj për disa vite.

(Foto: Instagram/foureira)

“Kur je një fëmijë që nuk pranohet nga shoqëria për shkak të origjinës së tij, ndihesh i dobët dhe ke frikë se nuk do të të jepet mundësia. Kur kuptova që njerëzit e duan Elenin, ndjeva fuqinë për ta thënë atë. Emri im i vërtetë është Entela Foureira. Arrita në pikën ku kisha frikë të thosha nga isha për t’u pranuar. Jo të gjithë më duan, por unë jam mirë me këtë”, ka shtuar ajo.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Magazina
Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit

Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit

Magazina
Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Magazina
Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’

Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Kalo në kategori