LAJMI I FUNDIT:

Elen Solar – lider në energji solare në Ballkan

Elen Solar – lider në energji solare në Ballkan

Energjia solare është një burim energjie shumë e popullarizuar në vitet e fundit dhe po bëhet një zgjedhje e qëndrueshme për shumë njerëz dhe kompani të ndryshme anembanë globit. Megjithatë, jo të gjitha kompanitë kanë aftësinë dhe ekspertizën për të zbatuar këto sisteme me efikasitet dhe cilësi të lartë. Në Ballkan, Elen qëndron mbi të tjerat në këtë fushë.

Pionier dhe lider

Elen ka filluar udhëtimin e saj si pionier në sektorin e energjetikës para 31 vjetësh, ndërsa në energji solare më shumë se 12 vjet në Ballkan dhe sot është një lider i fuqishëm në implementimin e projekteve në këtë fushë.

Përkushtimi dhe përqendrimi i tyre në inovacion dhe teknologji ka ndihmuar në konsolidimin e pozitës së tyre si numër 1 në zbatimin e projekteve solare në rajon.

Realizime impresionuese

Me mbi 450 projekte të realizuara dhe 31 vjet eksperiencë, Elen ka demonstruar një angazhim të lartë ndaj cilësisë dhe performancës. Kompania ka projektuar dhe instaluar sisteme me panele solare me një kapacitet prej mbi 50,000 kW dhe ka realizuar instalime elektrike në mbi 450 mijë m2 objekte – nga shtëpitë familjare te ndërtesat e mëdha biznesore dhe industriale.

Angazhim ndaj cilësisë dhe sigurisë

Një tjetër aspekt që e dallon kompaninë Elen është angazhimi i saj ndaj standardeve ndërkombëtare. Duke qenë i certifikuar me sisteme TUV dhe standarde si ISO 9001, 45001:2018 dhe ISO 14001, Elen garanton jo vetëm cilësi në shërbimet e saj, por edhe një angazhim të fortë ndaj sigurisë në punë dhe menaxhimit mjedisor.

Prania rajonale dhe ndërkombëtare

Edhe pse Elen filloi si një kompani lokale në Kosovë, sot ajo ka zgjeruar operacionet e saj në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe madje edhe në Gjermani. Kjo tregon aftësinë e saj për të zgjeruar dhe përshtatur shërbimet në tregje të ndryshme, duke mbajtur cilësinë e lartë dhe ekspertizën që e ka bërë një lider.

Kur flitet për energjinë solare në Ballkan, Elen është emri që vjen i pari në mendje si lider i padiskutuar në  këtë sektor. Me një histori të pasur dhe një ekip ekspertësh të përkushtuar, Elen vazhdon të ndihmojë vendet e regjionit drejt dekarbonizimit dhe tranzicionit të mirëfilltë energjetik.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori