Nga: Nick Cave (“White Elephant”, albumi “Carnage”, 2001)
Përktheu: Fadil Bajraj
Gjuetari i bardhë rri ulur në verandën e tij
Me pushkën e tij për elefant dhe lotët e tij
Ai do t’ju qëllojë falas
Nëse afroheni atypari
Një protestues bie në gjunjë në qafën e një statuje
Statuja i thotë se nuk mund të marrë frymë
Protestuesi i thotë tash a e di se çfarë ndjenje është
Dhe e hedh në det
Unë jam Venera e Botticellit me penis
Duke kalëruar mbi një verore prej guaske
Jam një grua me shkumë deti që ngrihet nga spërkatja
Po vij të të bëj dëm
Me revole në pantallonat e mi të mbushur me lot elefanti
Dhe me nga një kalëdeti në çdo krah
Me pushkë elefanti prej lotëve
Do t’ju qëlloj të gjithëve falas
Bile edhe sall nëse ju shkon mendja të vini këtupari
Do t’ju qëlloj në fytyrën tuaj të hamamtë
Nëse ju shkon mendja të vini këtupari
Unë jam skulpturë akulli që shkrihet në diell
Unë jam skulpturë akulli me pushkë elefanti
Unë jam skulpturë akulli e bërë me lot në madhësi elefanti
Bie shi gazi dhe kripe mbi kokat tuaja
Presidenti ka thirrur federalët
Unë e kam planifikuar këtë prej vitesh
Do t’ju qëlloj në fytyrën tuaj të hamamtë
Nëse ju shkon mendja të vini këtupari
Do t’ju qëlloj bash për pikë të qejfit
Unë jam statujë e shtrirë në krah, në diell
Me kujtesën e një elefanti
Duke u tretur para syve tuaj
Duke u shndërruar në një re të madhe gri zemërimi
Duke sokëllirë kripën time mbi tokë
Do t’ju qëlloj të gjithëve falas
Nëse të shkon mendja veç të më shikosh
Një kohë po vjen
Një kohë është afër
Për mbretërinë
Në qiell
Mos pyet kush
Mos pyet pse
Është një mbretëri në qiell
Të gjithë po kthehemi në shtëpi
Për një kohë
Një kohë po vjen
Një kohë është afër
Për mbretërinë në qiell
Ne të gjithë po kthehemi në shtëpi
Për një kohë
Një kohë po vjen
Një kohë është afër
Për mbretërinë në qiell
Ne të gjithë po kthehemi në shtëpi
Pas një kohe
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
“Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!

Serbizimi në trojet shqiptare, përmes "hoxhallarëve" serbë e rusë

KOSOVË

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi