Elbasan Rashani gjen golin në Ligën e Kampionëve të Azisë, ndihmon skuadrën e tij për fitore

Elbasan Rashani ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e klubit australian, Melbourne City.
Sulmuesi kosovar realizoi të martën në fitoren 2:1 të Melbourne City ndaj skuadrës tajlandeze Buriram, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve të Azisë.
⚽️ Elba's on the scoresheet for the first time in City blue!#MCYvBUR | 🩵 1-1 🟠 | #ACLElite pic.twitter.com/89J6EGsa2h
— Melbourne City FC (@MelbourneCity) October 21, 2025
32-vjeçari u bashkua me Melbourne City muajin e kaluar si lojtar i lirë, ndërsa me Kombëtaren e Kosovës numëron 27 paraqitje dhe ka shënuar 4 gola.
Gjatë karrierës së tij, Elbasan Rashani ka luajtur për klube si Odd dhe Rosenborg në Norvegji, BB Erzurumspor në Turqi, Clermont Foot në Francë, si dhe Brøndby në Danimarkë, përpara se t’i bashkohej Melbourne Cityt. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































