Ekziston ngjyra ideale për dollapët e kuzhinës – do t’i ndryshojë mu të gjitha

Për t’ju ndihmuar që të zgjidhni nuancën e duhur, Nicole Gibbons, Nicole Gibbons, themeluese e Clare Paint, ka zbuluar këshillat e veta për ngjyra të cilat do të dominojnë në vitin 2021
Ajo ka ndarë gjithsej pesë opsione, nga nuancat e ngrohta të bardha deri te nuanca blu, ngjyrat më të preferuara të të gjitha kohëve.
Mirëpo, një propozim posaçërisht ka theksuar dhe ajo është ngjyra midis ngjyrës bezhë dhe së hirtës, transmeton Telegrafi.
– Ajo është ngjyra e ngrohtë neutrale e cila është goxha e sigurt. Duket jashtëzakonisht e bukur në dollapë dhe gjithmonë do të jetë super e popullarizuar – ka shtuar Gibbons.
Pos ngjyrës së parë klasike, Gibbons gjithashtu ka theksuar edhe katër ngjyra të cilat ia vlen të merren parasysh.
Tonet e ngrohta janë zgjedhje e shkëlqyeshme për dukje minimaliste, por edhe të këndshme dhe joshëse, ka thënë ajo, shkruan Apartment Therapy.











































