LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutohet pranë shtëpisë shqiptari në Greqi, çfarë dyshon policia

Ekzekutohet pranë shtëpisë shqiptari në Greqi, çfarë dyshon policia

Një shqiptar është ekzekutuar me armë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Greqi.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në Paleo Faliro, jashtë shtëpisë së tij.

Viktima është identifikuar si 60-vjeçari Thimo Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti.


Ai u qëllua me armë zjarri dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ka humbur edhe jetën për shkak të plagëve të marra.

Shqiptari ka marrë një plumb në gjoks, ndërsa në vendin ku u krye vrasja janë gjetur të paktën dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Autorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e tyre, si dhe ka rrethuar zonën.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, megjithatë pritet të zbardhen më shumë detaje në vijim./Vizion+

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori