LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutimi i biznesmenit në Shqipëri, vëllezërit Rrushi mohojnë akuzat, gjykata i “kyç” në qeli

Ekzekutimi i biznesmenit në Shqipëri, vëllezërit Rrushi mohojnë akuzat, gjykata i “kyç” në qeli

Në përballjen e parë me gjykatën si të dyshuar për vrasjen dhe fshehjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha prapa Dajtit, vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rrushi mohuan përfshirjen e tyre në krim.

“Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen”, janë shprehur ata para gjyqtares Migena Laska, e cila pranoi më pas kërkesën e prokurorisë për lënien e tyre në masën e sigurisë “arrest në burg” për 4 akuza, mes të cilave, “vrasje me paramendim” dhe “fshehje e kufomës”.

Përmes avokatit të tyre, Alban Bengasi, të dyshuarit kundërshtuan akuzat dhe pretenduan mungesë të provave. Sipas avokatit, klienti i tij e ka takuar mbrëmjen e ngjarjes Ruzhdi Hoxhën, por e ka zbritur atë nga mjeti te zona e Treshit, në Tiranë.


“Prokuroria nuk ka asnjë provë për ndonjë konflikt mes të dyve, që mund të motivonte ngjarjen”, është shprehur avokati. Sipas avokatit, e paprovuar ishte edhe përfshirja e Pajtim Rrushit në fshehjen e kufomës, apo në zhdukjen e mjetit. Avokati Bengasi ka pretenduar edhe paragjykim të çështjes, pasi sipas tij, ndalimi i dy klientëve është bërë para se ata të jepnin shpjegime të hollësishme në prani të një avokati. Më herët, prokurori Adriano Dyrmishi, argumentoi se ka dyshim të arsyeshëm të bazuar në deklarime, pamje filmike dhe analizim të lëvizjes së telefonave të Fredi Rrushit e viktimës, që përfshin dy vëllezërit në ngjarjes./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori