LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutimi i autorit në Maliq, Balla: Çrrënjosja e dhunës në familje, detyrë kryesore

Ekzekutimi i autorit në Maliq, Balla: Çrrënjosja e dhunës në familje, detyrë kryesore

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas ekzekutimit nga RENEA të 62-vjeçarit, i cili pasi plagosi gruan dhe djalin dhe hapi zjarr ndaj policisë.

Balla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shprehur mirënjohjen ndaj Forcave të RENEA-s dhe Policisë së Korçës, që rrezikuan edhe jetën në përballjen me autorin Ramiz Muçollari.


Plagosi gruan e djalin dhe s’iu dorëzua policisë, RENEA ekzekuton 62-vjeçarin në Maliq
Lexo po ashtu Plagosi gruan e djalin dhe s’iu dorëzua policisë, RENEA ekzekuton 62-vjeçarin në Maliq

“Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë. Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin”, ka shkruar Balla.

Po ashtu, ministri i Brendshëm kërkon që çdo grua e dhunuar të ketë besim të telefonojë Policinë.

“Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën”. /Telegrafi/