Ndikimi i rrjeteve sociale dhe e ashtuquajtura propaganda “online” është një prej faktorëve më kryesor në periudhën e deritashme, për përhapjen e ideologjive ekstremiste dhe indoktrinimin e të rinjve me ideologjitë e tilla, vlerësojnë njohësit e aspekteve të sigurisë në Kosovë.
Të paktën, kështu flasin matjet e Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë.
Drejtori ekzekutiv i kësaj qendre, Burim Ramadani, thotë se ky ndikim dhe kjo mënyrë e të propaganduarit të ideve ekstremiste, kryesisht me bazë fetare, është mjaft e vështirë që të luftohet.
“Përfshirja e rrjeteve sociale dhe e internetit në përgjithësi, është jashtëzakonisht e madhe në Kosovë, ashtu sikurse edhe në vendet tjera. Si e tillë, është e vështirë që të vendoset nën kontroll. Por, unë besoj që qasja më e mirë është ndërtimi i kundër- narracionit në rrjetet sociale dhe po ashtu edhe në platformën ‘online’, në mënyrë që të ballafaqohet argumentimi i vërtetë i interpretimit të saktë dhe të themi, më liberal të çështjeve fetare”, tha Ramadani.
Valon Canhasi, ekspert vendor i rrjeteve sociale, shpjegon që platformat dhe mediat sociale, sidomos ato që janë “në kohë reale”, sikurse Twitter, fillimisht kanë qenë të përdorura mjaft prej grupeve dhe organizatave të ndryshme, për të shpërndarë përmbajtjen e aktiviteteve të tyre nga e ashtuquajtura “vija e parë e frontit”, në vendet ku zhvillohej konflikti. Por, sipas tij, vetë këto platforma, të cilat kanë numër të madh të përdoruesve, kanë ndërmarrë masat për të penguar propagandimin e ideve ekstremiste dhe radiale, që çojnë në terrorizëm.
“Ajo çfarë kam parë tek këto platformat, sikurse Facebook dhe Twitter, është se ato e kanë parë që kanë filluar të kenë ndikim, për shkak së shpërndarja e përmbajtjes ka qenë shumë e shpejtë dhe e madhe, në të njëjtën kohë. Kanë filluar t’i censurojnë. Për shembull, këto platforma kanë bërë një lloj koalicioni, që të mund t’i bllokojnë këto llogari. Ajo çfarë kanë bërë tash është që i kanë bllokuar me mijëra llogari të këtyre organizatave dhe e kanë censuruar përmbajtjen e tyre për shpërndarje, të cilën e kanë krijuar. Tash, në këtë kohë, nuk janë duke u përdorur”, tha Canhasi.
Por, Ramadani thekson se rrjetet sociale dhe platformat ‘online’, në përgjithësi, kanë mjaft hapësira, të cilat mund të shfrytëzohen për indoktrinim, dhe është vështirë që përmes mbylljes apo restrikcioneve të caktuara, të zhvlerësohen apo mbyllen këto hapësira. Sipas tij, edhe qasja në këto rrjete dhe platforma ka evoluuar.
“Evoluimi i qasjes ‘online’ i këtyre rrjeteve, respektivisht, të lëvizjeve ekstremiste, është në vazhdimësi e sipër. Gjatë tërë kohës ka ndryshuar. Dhe kryesisht ka pasur jo vetëm mesazhe agresive, por kryesisht ka pasur mesazhe promovuese për lëvizjet ekstremiste. Dhe kjo është ide, e cila duhet të luftohet në mënyrë të prerë”, tha Ramadani.
Edhe Canhasi, vlerëson se qasja e grupeve, organizatave apo individëve me ide ekstremiste në platforma “online”, ka evoluuar.
“Ata kanë filluar të përdorin aplikacione, të cilat janë më shumë ‘një për një’, sikur ‘Viber’, ‘WhatsApp’ dhe platforma të ngjashme, që krijojnë grupe të njerëzve, të cilët mund të shprehin interesim, por që janë të mbyllura për publikun”, theksoi Canhasi.
Ramadani thekson se dëmet nga e ashtuquajtura propaganda ‘online’, sipas vlerësimeve të qendrës që drejton, llogariten të barabarta sikurse propaganda e drejtpërdrejtë nga interpretuesit ekstremist të fesë.
Ndërkaq, Canhasi ka thënë se raporti zyrtar i rrjetit social Facebook, tregon se gjatë vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka bërë 14 deri në 17 kërkesa për qasje në llogari të disa individëve, por pa shpjeguar arsyet e kërkesave. Ky numër është relativ për faktin se për persona të caktuar kërkesa është përsëritur./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

PD bën bashkë çamët dhe grekët, 26 parti zyrtarizojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Rrihen dy gra mes vete në Leposaviq, grisin dhe rrobat e njëra-tjetrës

Sindikata e Policisë në Maqedoni kërkon rritjen e pagave për policët dhe inspektorët

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës