Policia e Kosovës ka realizuar me sukses ekstradimin e dy të kërkuarve me letër rreshtim ndërkombëtar nga Gjermania, në koordinim me njësitë dhe institucionet relevante të drejtësisë.

Ekstradimet u kryen më 17 dhe 19 shkurt 2026, pasi të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane përmes Interpol-it.


Njëri nga të ekstraduarit është i kërkuar për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa tjetri për “vjedhje të rëndë”.

Pas ekstradimit, të dy janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në Kosovë për vazhdim me procedurat ligjore.

Policia e Kosovës bëri të ditur se do të vazhdojë shkëmbimin e informacionit me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe për gjurmimin dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.