LAJMI I FUNDIT:

Ekspozohen në Tiranë me libra, harta dhe gravura të shekujve XV- XIX

Ekspozohen në Tiranë me libra, harta dhe gravura të shekujve XV- XIX

Për herë të parë u ekspozuan për publikun, një koleksion unik librash, hartash dhe gravurash të vjetra të shekujve XV-XIX shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët, pjesë e koleksionit privat të Ylli Sulës.

Ekspozita e titulluar “Rrëfimet e një koleksioni albanologjik: Shqiptarët dhe Shqipëria nga Skënderbeu tek Pavarësia”, u hap në Muzeun Historik . Ai tregon se librat, gravurat dhe hartat ekspozohen për herë të parë, por ka prej tyre botime që fillojnë që nga viti 1493. Për ekspozitën ai tregon se janë libra që janë shkruar nga autorë të huaj në gjuhë të ndryshme.

“Ekspozita për mua është e rëndësishme, sepse është një koleksion i cili më rezulton që është unik, dhe janë libra të vjetër të shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët në gjuhë të ndryshme nga autorë të huaj. Fillojnë nga 1493 deri në fillim të shekullit të njëzet, libra, harta dhe gravura”, pohon koleksionisti Ylli Sula. “Unë kërkoj për koleksionet dhe i mbledh ato. Kur bëj kërkime unë i verifikoj nëse janë origjinale dhe më pas edhe i blej për koleksionin. Ky është koleksioni im privat dhe është hera e parë që bëhet ekspozimi i tij. Unë kam 25 vjet që mbledh dhe koleksionoj”. /ata/


Në trend Kultura

Më shumë
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

Poezi
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Fjala+
Kalo në kategori