LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i sigurisë: Serbia po tenton të krijojë kaos në Graçanicë, po përhap dezinformata për KFOR-in dhe Policinë e Kosovës

Eksperti i sigurisë: Serbia po tenton të krijojë kaos në Graçanicë, po përhap dezinformata për KFOR-in dhe Policinë e Kosovës

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka thënë se Serbia po bën përpjekje të nxisë reaksionin e qytetarëve serbë në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka deklaruar se llogari serbe në rrjetin social rus Telegram, të ndërlidhura me Listën Serbe, po përhapin dezinformata për KFOR-in dhe Policinë e Kosovës.

“Llogari serbe, në rrjetin social rus Telegram, të ndërlidhura me Listën Serbe, po bëjnë përpjekje për kaos në Komunën e Graçanicës, në jug-lindje të Prishtinës”, ka shkruar Musliu.


Aksioni kundër strukturave paralele, Sveçla: Janë mbyllur tri komuna ilegale në Pejë, Klinë dhe Istog
Lexo po ashtu Aksioni kundër strukturave paralele, Sveçla: Janë mbyllur tri komuna ilegale në Pejë, Klinë dhe Istog

Sipas tij, këto llogari po përhapin dezinformatën se gjoja “KFOR-i i ka paralajmëruar se, Policia e Kosovës do të ndërhyjë në shtëpinë e shëndetit në këtë vendbanim”.

“Kjo përpjekje është e sinkronizuar me deklaratën e sotme të Aleksandar Vuçiqit se, ‘janë sulmuar të gjitha vendbanimet – enklavat – serbe’. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e re e Serbisë që të nxisë reaksionin e qytetarëve serbë në Kosovë!”, ka përfunduar eksperti i sigurisë.

Ndryshe, të premten me urdhër të Prokurorisë, Policia ka zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka njoftuar se me këtë rast në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

Insinuatat e Vuçiqit: Policia e Kurtit po terrorizon qytetarët serbë në Pejë, Osojan dhe Klinë
Lexo po ashtu Insinuatat e Vuçiqit: Policia e Kurtit po terrorizon qytetarët serbë në Pejë, Osojan dhe Klinë

“Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj. Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Lidhur me këtë ka reaguar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka vazhduar me spekulime kundër aksioneve të Policisë së Kosovës  ndaj strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.

“U sulmuan fshatrat serbe. Pjesëtarët e Policisë së (kryeministrit të Kosovës, Albin) Kurtit kanë bastisur sot autoritetet e përkohshme në Pejë, Osojan dhe Klinë”. Këto janë vetëm disa prej insinuatave të Vuçiqit në konferencën e së premtes për media në Pallatin e Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori