LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i sigurisë kibernetike: Mediat ruse po krijojnë panik me propagandë për coronavirusin

Eksperti i sigurisë kibernetike: Mediat ruse po krijojnë panik me propagandë për coronavirusin

Derisa në gjithë botën është përhapur virusi COVID-19 dhe shumë prej vendeve kanë shpallur gjendje emergjente e po luftojnë me këtë virus, te qytetarët është krijuar shqetësim se çka në të vërtetë po ndodh në botë.

Në rrjetet sociale, media e portale të ndryshme po qarkullojnë lajme të rreme rreth prejardhjes së virusit, e në të cilat shpeshherë po mungon burimi. Ekspertë të sigurisë kibernetike në Kosovë u bëjnë thirrje mediave që të përcjellin të qytetarët vetëm lajmet e konfirmuara në mënyrë që mos të krijohet huti.


Çka fshihet prapa coronavirusit dhe a do të ketë përsëri luftë, janë këto pyetjet e qytetarëve, për të cilat kanë thënë se janë të shqetësuar meqë në rrjete sociale e në media po qarkullojnë raportime të ndryshme rreth kësaj.

Mentor Hoxhaj, kryesues i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi thotë për KosovaPress se nga qytetarët po pranojnë mesazhe shqetësuese për situatën e krijuar në Kosovë dhe në botë, pas shpalljes së pandemisë.

“Kemi pranuar me qindra mesazhe shqetësuese nga qytetarët, shqetësimi kryesor ka qenë vërtetë a është rrezik lufta dhe sa janë të besueshme për virusin dhe barin e ashtuquajtur magjik”, thotë ai.

“Këto ditë, një shkrim i cili ndërlidh coronavirusin me ushtrinë amerikane ka qarkulluar në internet dhe shumë media online shqip e kanë shpërndarë atë. Aty flitet për dislokimin e 30 mijë trupave amerikane në Itali, pa maska.Kjo, sipas Hoxhajt është bërë me qëllim që të krijohet panik, që sipas tij, lajme të tilla të pavërteta burimin e kanë nga mediat ruse, që ai përmend “Rusia Today (RT)”.

“Kemi parë që ka lajme ‘fake’ nga shtetet fqinje me pretendimin e lëvizjes së trupave ushtarake, zbarkimit të 30 mijë trupave dhe ky lajm është tentuar të maskohet me brengën kinse që 30 mijë trupa amerikane do të zbarkojnë pa maska. Ideja nuk ka qenë dhe shqetësimi që do të jenë pa maska, por ka qenë futja e hutisë të qytetarët që do të kemi dislokimin e forcave të armatosura, pastaj është shndërruar lajmi për të shkuar në 20 mijë pajisje, tenka e të tjera, për të vazhduar pastaj me lajme të dislokimit të forcave gjermane, dislokimit të forcave ruse të tjera, të gjitha këto kanë qenë për krijuar huti të qytetarët që për fat të keq kanë qenë të stimuluara nga RT, që është program me bazë në Rusi”, thotë ai.

E Rusia, dikur ka manipuluar me virusin HIV/AIDS, që pati thënë se është formësuar në laboratorët e CIA-s.

Që sipas Hoxhajt, tani është një situatë e ngjashme me lajmet e pavërteta rreh coronavirusit.

Tutje, Hoxhaj thotë se janë të shqetësuar meqë mediat në Kosovë, e edhe figurat publike, po bëjnë ‘copy paste’ lajme që nuk janë të vërteta.

Sipas tij, kur lajmi kopjohet e shpërndahet, humbet edhe burimi dhe pastaj është vështirë të gjendet realisht se ku është marrë, meqë burimi jo rrallë herë e fsheh vetën.

“Kemi hasur në dy figura mjaft të rëndësishme që janë të verifikuar në rrjetet sociale Facebook, që kanë bërë ‘copy-paste’ lajmi i cili është plotësisht ‘fake’, që ka të bëjë me këto dy lajme të kombinuara, të dislokimit të forcave dhe kush qëndron prapa virusit”, tha ai.

Drejtuesi i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatës i tregon që vetëm brenda një ditë, numri i lajmeve të rrejshme që shpërndahen arrin në 500.

E sipas tij, sfida më e madhe është në rastet kur edhe mediumet që konsiderohen serioze i botojnë ato, e që pastaj krijohet huti të lexuesit.

Komiteti për Siguri Kibernetike dhe Privatësi është duke monitoruar lajmet e rreme që kanë të bëjnë me coronavirusin.

Kujtojmë që COVID-19 ka prekur edhe Kosovën, më 13 mars ku janë shënuar rastet e parë. Sot, numri i të prekurve ka arritur në 16.

Ndërkohë, në shumë vende të botës janë mbyllur kufijtë dhe marrë masa të ndryshme për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, që fillimisht është shfaqur në Kinë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori