Eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Faruk Rexhaj, ka rekomanduar që të anulohet plotësisht tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit, i cili kishte vlerën prej 15 milionë euro.

“Demiri Gartenbau”, “Avag Group SH.P.K”, “El-Bau Sh.P.K”, “Bujar Shabani B.I” “Kosova Asfalt” dhe “Teuta-M”, janë grupi i operatorëve ekonomikë që kishin dhënë ofertën më të shtrenjtë për renovimin e stadiumit, por që u përzgjodhën nga Komuna e Gjilanit.


Por me rekomandimin e fundit të OSHP, ky tender pritet të ritenderohet, pasi oferta fituese ka vlerën e mbi 1.7 milion eurove më të lartë se sa operatori “Euro Construction”, i cili ishte ankuar.

Screenshot 2024 07 17 174357

“Euro Construction”, u ankua se ishte eliminimi 'paushall' dhe me 16 qershor ky grup që njëherit ishin ofertuesi më i lirë, kanë parashtruar ankesën e tyre kundër njoftimit për dhënie te kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit: Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit me numër të prokurimit 651-23-13546-5-1-1, të iniciuar nga Autoriteti Kontraktues, Komuna e Gjilanit.

OSHP ka rekomanduar të “anulohet njoftimi mbi vendimin e Autoritetit Kontraktues i datës 31.05.2024, njoftim për dhënie të kontratës”.

Telegrafi ka siguruar dokumentin ku operatori ka parashtruar të gjitha ankesat e tyre dhe aprovimin e AK-së.

Screenshot 2024 07 17 174732

Stadiumi i Gjilani ka shkuar në rinovim të tërësishëm më vitin 2022, kur klubet e Dritës dhe Gjilanit, u larguan nga aty.

Premtime për stadiumin e ri e kishte dhënë kryetari i Gjilanit nga Vetevëndosje, Alban Hyseni, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në krye me Hajrullah Çekun.

Ministri Çeku kishte deklaruar se janë ndarë 15 milionë euro për renovimin e stadiumit./Telegrafi//

Screenshot 2024 07 17 174239

Screenshot 2024 07 17 174252

Screenshot 2024 07 17 174259

Screenshot 2024 07 17 174306

Screenshot 2024 07 17 174315

Screenshot 2024 07 17 174322

Screenshot 2024 07 17 174328

Screenshot 2024 07 17 174333