Eksperti i referimit zbulon se a ishte penallti rasti i Mbappes ndaj Gironës

Ndeshja e Real Madridit në shtëpi ndaj Gironës në La Liga, e vlefshme për javën e 31-të, u përfshi nga polemika në minutën e 87-të, kur gjyqtari Alberola Rojas nuk akordoi penallti pasi Kylian Mbappe ra në zonë.
Në atë moment, Mbappe u përplas me mbrojtësin brazilian Vitor Reis dhe përfundoi në tokë.
Gjyqtari lejoi vazhdimin e lojës, ndërsa sistemi VAR nuk ndërhyri, pavarësisht protestave të lojtarëve të Real Madridit dhe tifozëve.
Gjyqtari veteran spanjoll dhe analisti i gazetës AS, Iturralde Gonzalez, i rishikoi pamjet dhe deklaroi se sipas tij ai aksion ishte penallti.
Mbappe elbowed in the face!!! NO penalty 🤯🤯
Real madrid robbed in Daylight tbh. pic.twitter.com/SAIsQLDz2B https://t.co/0a6kqwzkU2
— TopCee (@UtdTopCee) April 10, 2026
“Po të ishte akorduar menjëherë, do të kishte një kontakt të qartë, por VAR nuk do të ndërhyjë kurrë në situata të tilla”.
“Sipas mendimit tim, kjo është penallti, por udhëzimet që marrin gjyqtarët e videos janë të mos ndërhyjnë në këto lloj incidentesh të diskutueshme”, ka thënë Gonzalez.
Pas vendimit, tifozët reaguan me thirrje që akuzonin Federatën Spanjolle të Futbollit për korrupsion./Telegrafi/



















































