LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i coronavirusit parashikon se sa kohë mund të zgjasë pandemia: “Kjo do të jetë një maratonë”

Eksperti i coronavirusit parashikon se sa kohë mund të zgjasë pandemia: “Kjo do të jetë një maratonë”

Dyshimet vazhdojnë të rriten për shkak të numrit të të sëmurëve, të të vdekurve, të të rikuperuarve dhe të rasteve të reja me coronavirus që regjimi kinez i ofron botës, dhe mes këtyre dyshimeve tani po ndodh një polemikë e re.

Në të njëjtën kohë që Pekini vlerësoi se deri në prill mund të kishte një pauzë të pandemisë, një ekspert nga Hong Kongu, kundërshtoi ato parashikime dhe tha se zvogëlimi do të shihet vetëm në verë.


Profesori Gabriel Leung, nga Universiteti i Hong Kongut, theksoi se pauza e Covid-19 nuk do të shihet domosdoshmërisht si pasojë e rritjes së temperaturës, megjithëse do të jetë në verë kur të ndodhë ndalimi më i madh, të paktën në atë hemisferë, transmeton Telegrafi.

Paralajmërimi i studiuesit erdhi disa ditë pasi një doktor nga Kina, Zhong Nanshan, tha që pandemia do të ishte nën kontroll deri në fund të prillit.

“Pas fundit të prillit, askush nuk mund të thotë me siguri nëse do të ketë një shpërthim tjetër të virusit apo nëse ai do të zhduket në mot të ngrohtë … megjithëse aktiviteti i virusit sigurisht që do të ulet me temperatura më të larta”, tha Zhong.

“A do të na japë pushim moti i ngrohtë? Përgjigja ka të ngjarë jo”, tha Leung gjatë pjesëmarrjes së tij në një forum të Covid-19.

“Jam dakord se në hemisferën veriore, muajt e verës mund të na japin pak pushim, por jo sepse është verë. Por sepse shumica e njerëzve të prirur tashmë janë ekspozuar dhe janë infektuar, por edhe janë shëruar, ndërsa një pjesë e vogël ka vdekur”, shpjegoi Leung para audiencës virtuale që po e dëgjonte.

“Kjo do të jetë një maratonë. Ne me siguri do të kalojmë në disa cikle të shtypjes së infeksionit përmes masave shumë të ashpra nëse është e nevojshme, duke i hequr ato kur shohim një pauzë (në shpërthim), dhe pastaj t’i kthejmë ato përsëri për të paktën muajt e ardhshëm”, tha Leung. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
OKB-ja do të votojë mbi rezolutën që e

OKB-ja do të votojë mbi rezolutën që e "ringjall" ofertën e Palestinës për anëtarësim, Rusia "nën ethe" se edhe Kosova po shkon drejt asaj rruge

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Evropa
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Agjencia palestineze e OKB-së thotë se izraelitët i vunë zjarrin selisë qendrore në Jerusalem

Agjencia palestineze e OKB-së thotë se izraelitët i vunë zjarrin selisë qendrore në Jerusalem

Botë
Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Amerika Latine
Kalo në kategori