Shumë prej nesh u mësuan si fëmijë të rregullojmë shtretërit kur zgjoheshim çdo mëngjes dhe zakonisht lidhet me të qenit të pastër dhe organizuar.

Por ekspertët kanë zbuluar se kjo mund të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi, pasi ju pa vetëdije mund të krijoni një terren të përsosur për shumimin e pluhurit.


Ekspertët në MattressNextDay paralajmëruan se duke rregulluar shtratin tuaj menjëherë pasi të zgjoheni krijoni një mjedis të përsosur për lulëzimin e merimangave, ndërsa bllokoni nxehtësinë.

64e8b600 9d30 4c13 8f35 4365043db121

Specialistët e dyshekëve paralajmëruan: "Merimangat e pluhurit e duan ngrohtësinë e shtratit tuaj, kështu që në mëngjes, duhet të tërhiqni mbulesat e shtratit për 30 minuta dhe t'i lini të ajrosen dhe të qetësohen, para se të rregulloni shtratin tuaj”.

NINTCHDBPICT000452692527

Bakteret mikroskopike ushqehen me djersët e lëkurës të cilat i derdhim gjatë gjithë ditës - dhe ndërsa flemë . Zakonisht gjenden në mobile, qilima, shtroja dhe madje edhe lodra dhe mund të shkaktojnë kruajtje të lëkurës, rrjedhje hundësh ose lotim të syve nëse jeni alergjik. /Telegrafi/