Njohës të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor vlerësojnë se takimi i dështuar ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë dëshmoi se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ka hyrë tashmë në një qark të mbyllur.
Ekspertë perëndimorë thanë sot se dalja nga kjo situatë mund të bëhet vetëm përmes një procesi të reformuar, me qëllime të qarta dhe një plan të dytë.
“Nuk jam i befasuar që nuk ka pasur përparim. Është një lloj trajektore e dialogut që ka kohë që është në ngërç. Dhe ky jo domosdoshmërisht vetëm për fajin e ndërmjetësve… sepse suksesi i tyre varet nga palët dhe nëse palët nuk duan të lëvizin në një drejtim të caktuar, atëherë nuk ka për të ndodhur”, i tha Zërit të Amerikës analisti Leon Hartwell pranë Qendrës për Analiza të Politikave Evropiane dhe Shkollës Ekonomike të Londrës.
Analistja Majda Ruge nga Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë tha se ndonëse pritshmëritë ishin që takimi mes zotit Kurti dhe zotit Vuçiq do të krijonte një moment për t’i dhënë kahje të re dhe një kornizë më konstruktive zbatimit të marrëveshjes bazë mes dy vendeve, nuk është për t’u habitur që ai nuk i përmbushi këto pritshmëri.
“Pse po vazhdojmë të dështojmë? Siç ka thënë Ainshtajni përkufizimi i çmendurisë është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat tjetër. E tërë korniza e Bashkimit Evropian për ndërmjetësim po vazhdon me të njëjtën qasje ndërkohë që po neglizhon sfidat që nuk do të zhduken nëse nuk e ndryshojmë qasjen. Duhet të shtrojmë pyetjen se çfarë pritet prej Kosovës, çfarë pritet nga Serbia si ofertë ndaj Kosovës dhe sa vëmendje të lartë politike dhe ndikim janë të gatshëm të investojnë Bashkimi Evropian dhe lojtarët e tjerë të jashtëm,” thotë për Zërin e Amerikës, ekspertja Majda Ruge nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë.
Zonja Ruge thotë se problemi qëndron te dy pikëpamje krejtësisht të ndryshme të Prishtinës dhe Beogradit, në veçanti rreth çështjes së krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, zbatimi i të cilës është shndërruar në pengesën kryesore në këtë proces. Sipas saj, Kryeministri Kurti e konsideron asociacionin si një organizim pa kompetenca ekzekutive, ndërsa presidenti Vuçiq e sheh si një strukturë me kompetenca vendim-marrëse dhe ekzekutive.
“Kjo është diçka që Prishtina nuk e pranon…sepse e konsideron si një instrument për ndërhyrje politike nga Beogradi në çështjet e Kosovës”, thotë ajo.
Sipas zotit Hartwell, dështimi i dialogut do të vazhdojë të paraqesë shqetësim për Bashkimin Evropian dhe NATO-n për situatën e tensionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u përshkallëzua pak kohë pas pajtimit të dyja palëve me marrëveshjen bazë mes përplasjeve të dhunshme në komunat veriore të Kosovës. Sipas tij, në të ardhmen të afërt, bashkësia ndërkombëtare do të përqëndrohet tek frenimi i përshkallëzimit të mëtejshëm. Por në të ardhmen afatgjatë, sipas zotit Hartwell, dështimi i dialogut do të ketë pasoja për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre evropiane dhe do t’i detyrojë të dyja vendet të jetojnë në një gjendje të vazhdueshme pasigurie.
“Dialogu nuk ka qëllim të qartë. Bashkimi Evropian flet për ‘normalizim,’ por ky koncept nuk ka asnjë kuptim… Ndërmjetësit duhet të jenë më të qartë se çfarë duan të arrijnë. Janë dy çështje rreth këtij konflikti që duhet pasur parasysh. Siguria dhe respektimi i sovranitetit të Kosovës. Pastaj, ndërmjetësit nuk e kanë një plan të dytë. Po ta kuptonin se dialogu është në ngërç, do t’i ndihmonte që të tregojnë më shumë imagjinatë për të arritur qëllimet kryesore nga këto negociata. Nuk mund të negociosh vetëm sa për të arritur një marrëveshje. Negocion për të arritur një qëllim. Ata duhet ta bëjnë të qartë këtë.”
Zoti Hartwell thotë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të kalibrojnë qasjen e ndëshkimeve dhe shpërblimeve.
“Kur situata u përshkallëzua në veri, Kosova u ndëshkua duke u përjashtuar nga stërvitjet me disa anëtarë të NATO-s. Disa javë më vonë, në Serbi u mbajt një stërvitje ushtarake ku morën pjesë tetë shtete të NATO-s. Ajo nuk u dënua për dhunën, ndonëse ka lidhje të forta midis regjimit të Vuçiqit dhe partisë kryesore serbe në Kosovë,” theksoi ai.
Ai mendon se në të ardhmen trysnia do të vazhdojë të shtohet ndaj Kosovës, por se diplomatët perëndimorë duhet të tregohen më të paanshëm në raport me dyja vende.
“Serbia, në thelb, mban çelësin për t’i dhënë fund kësaj përplasjeje. Po të ishte zoti Vuçiq serioz për arritjen e paqes seriozisht, ai do t’i jepte fund që sot (krizës),” thotë ai.
Por sipas zonjës Ruge, nuk ka shpresë për ndonjë përparim.
“E ardhmja do të jetë e njëjtë – një kombinim mes përpjekjesh për të sjellë ndryshime në terren dhe për ta çuar dialogun përpara, me vizita të vazhdueshme në Bruksel, dhe një konferencë tjetër shtypi se përse kemi dështuar të përparojmë dhe me ndonjë përshkallëzim në terren, varësisht se sa seriozë janë aktorët e jashtëm, BE dhe SHBA, për t’i bërë trysni Serbisë që të mos nxisë probleme në veri.”
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Rama: Në Shqipëri paga më mirë se në Greqi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën