LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët kritikojnë Kim Kardashianin: Është një fustan shumë i çmuar për të rritur egon e dikujt

Ekspertët kritikojnë Kim Kardashianin: Është një fustan shumë i çmuar për të rritur egon e dikujt
(Foto: ABC7/Instagram)

Pasi Kim Kardashian u shfaq në edicionin e sivjetmë të Met Gala me fustanin kult të Marilyn Monroe me vlerë pesë milionë dollarë dhe për shkak të të cilit humbi shtatë kilogramë, disa ekspertë nuk u ndanë të kënaqur me veprimin e saj, pasi – sipas tyre – ishte shumë e rrezikshme dhe e panevojshme.

Bukuroshja e veshi fustanin origjinal në tapetin e kuq, ndërsa më vonë u shfaq me një kopje të tij. Ndonëse mahniti shumë njerëz që pyesnin se si arriti ta merrte këtë artikull të çmuar dhe përkundër dukjes mahnitëse, hasi edhe në disa mosmiratime.


“Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer kur shoh këtë fustan kulti 60 vjeçar të veshur në publik”, ka thënë Michelle Morgan, autore e librit të vitit 2018 për Marilyn Monroe.

Ndërsa më pas e shpjegoi deklaratën e saj: “Fustani është jashtëzakonisht i brishtë dhe më parë ruhej në kushte të kontrolluara të temperaturës, kurse tani është këtu dhe jo vetëm që dikush e vesh atë, por është në tapetin e kuq, ku mund t’i kishte ndodhur shumëçka”.

Kim Kardashian shndërrohet në bionde dhe shfaqet me veshjen e Marilyn Monroe në "Met Gala 2022" - humbi mbi shtatë kilogramë për t'u përshtatur në fustanin e ikonës së filmit
Lexo po ashtu Kim Kardashian shndërrohet në bionde dhe shfaqet me veshjen e Marilyn Monroe në "Met Gala 2022" - humbi mbi shtatë kilogramë për t'u përshtatur në fustanin e ikonës së filmit

Ajo theksoi gjithashtu se “djersa, parfumi dhe grimi” mund të kishin shkaktuar dëme dhe njolla të papërshkrueshme në fustan.

Profesoresha e historisë së modës në Fashion Institute of Technology, dr. Justine De Young, e quajti tejet “të papërgjegjshme dhe të panevojshme” zgjedhjen e yllit të famshëm amerikan.

“Një pjesë e tillë kulti e historisë amerikane nuk duhet të rrezikohet të dëmtohet vetëm për shkak të rritjes së egos së dikujt dhe realizmit të fotografive”, është shprehur Justine.

Duke iu referuar komenteve të Kardashian se ka humbur shtatë kilogramë në mënyrë që të përshtatej me fustanin, dr. Young vazhdoi: “Një dietë e mirë për t’u përshtatur me një fustan origjinal është gjithashtu një mesazh i trishtuar në përputhje me idealet e viteve të gjashtëdhjeta”.

Shumëkush ra dakord se e kuptonin dëshirën për të veshur rroba të tilla, por se fustani ishte dedikuar ekskluzivisht për Marilyn Monroe.

(Foto: Twitter)

“Fustani është bërë me porosi për Marilyn Monroe. Nuk është një veshje që mund ta blini. Ai u krijua nga stilisti fitues i Oscarit, Jean Luis, i cili projektoi kostumet për dy filmat e fundit të Marilyn, ‘The Misfits’ dhe i ‘Something’s Got to Give’”, ka deklaruar Scott Fortner, një historian dhe një nga koleksionistët më të mëdhenj në botë të gjësendeve personale të Merilyn.

Kim Kardashian nuk mundi të mbyllte fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala dhe u detyrua ta linte të hapur në të pasmet e saj
Lexo po ashtu Kim Kardashian nuk mundi të mbyllte fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala dhe u detyrua ta linte të hapur në të pasmet e saj

Sa i përket fustanit, të cilin e quajti një “thesar kombëtar”, ai tha se duhet të kishte mbetur vetëm për Monroe dhe se askush tjetër nuk duhej ta vishte atë: “Nëse do të ishte në dorën time, nuk do ta lejoja të ndodhte kjo për shkak të historisë kulturore amerikane”. /Telegrafi/