LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët e sigurisë: Përmasat e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit i kalojnë ato të Banjskës

Ekspertët e sigurisë: Përmasat e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit i kalojnë ato të Banjskës

Kolonel në pension nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Afrim Veseli, ka deklaruar se sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin Potokut është një akt i organizuar nga shteti i Serbisë.

Sipas Veselit, këtë e konfirmon edhe deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili u shpreh se Serbia nuk do të bashkëpunojë me hetimet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare.

Veseli në RTV Dukagjini theksoi se sulmi ishte “mirë i përgatitur” nga profesionistë ushtarakë, jo nga kriminelë të zakonshëm.


Ai vuri në dukje se shënjestra ishte caktuar paraprakisht dhe akti kriminal përfshinte më shumë se dhjetë persona.

“Kjo nuk është vepër e njerëzve të zakonshëm, por e oficerëve të përgatitur, me eksploziv të siguruar nga ushtria serbe. Rruga e eksplozivëve është nga Serbia,” tha ai.

Veseli shtoi se ky sulm ishte më i rëndë dhe me përmasa më të mëdha sesa sulmi në Banjskë më 2023.

Ai paralajmëroi për pasojat që mund të kishte shkaktuar një akt i tillë, duke përfshirë ndërprerjen e energjisë elektrike, ujit dhe shërbimeve bazë për tre të katërtat e Kosovës.

“Fatmirësisht, u shmang një krizë humanitare që do të godiste spitalet, shkollat dhe jetën e përditshme të qytetarëve,” shtoi ai.

Analisti Agon Maliqi vlerësoi se ndërhyrja e institucioneve të sigurisë dhe emergjencës ka qenë efektive, duke parandaluar një katastrofë.

Por, ai kritikoi reagimin politik të brendshëm, duke e cilësuar si të polarizuar dhe të politizuar.

“Sulmi terrorist duhet të shihet në një kontekst më të gjerë, atë të konfliktit mes Perëndimit dhe Rusisë. Rusia ka një model të sulmeve ndaj infrastrukturës kritike në shumë vende të NATO-s, dhe ngjarjet në Kosovë duhet të analizohen si pjesë e kësaj dinamike,” theksoi Maliqi.

Ai paralajmëroi se përqendrimi vetëm në dinamikat lokale mund të fshehë domethënien strategjike të sulmeve të tilla, të cilat janë pjesë e një lufte më të gjerë hibride.

Sulmi në Ibër-Lepenc mbetet një akt alarmues, me përmasa të mëdha dhe implikime të gjera rajonale e ndërkombëtare. Hetimet janë në vazhdim, ndërsa institucionet e Kosovës kërkojnë koordinim më të madh me partnerët ndërkombëtarë për të adresuar kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori