Ekspertët bëjnë thirrje të keni kujdes nga këto simptoma të norovirusit

Raportimet ndërkombëtare sugjerojnë se rastet e norovirusit mund të jenë në rritje këtë sezonë.
Brenga të tilla kanë bërë që doktorët të fillojnë t’i paralajmërojnë njerëzit për simptomat e këtij infeksioni të lukthit – i cili është tejet ngjitës, transmeton Telegrafi.
Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, ky infeksion u kushton atyre rreth 15 milionë funte çdo vit, ndonëse është shumë e vështirë të monitorohen të gjitha rastet e prekura me këtë virus.
Arsyeja se përse norovirusi mund të bëhet një problem serioz është se njerëzit nuk zhvillojnë imunitet ndaj tij, e kjo bën që virusi të shpërndahet lehtë dhe shpejtë.
Pra, nga të cilat simptoma duhet të keni kujdes, dhe si ta mbroni veten?
Simptomat:
- Marramendje e papritur apo vjellje
- Diarre
- Grip
- Dhimbje barku
- Dhimbje koke
- Dhimbje në gjymtyrë
Infeksioni shpërndahet lehtë nga personi në person përmes kontaktit, apo përmes kontaminimit të ndonjë sipërfaqeje.
Mbrojeni veten nga norovirusi duke: - I pastruar duart rregullisht gjatë ditës
- Duke e dezinfektuar çdo sipërfaqe që ka qenë e kontaminuar me vjellje nga kjo sëmundje
- Përdorni dorëza gjatë kohës kur pastroni apo dezinfektoni diçka
- Shmangni kontaktin me personin e infektuar. /Telegrafi/

















































