LAJMI I FUNDIT:

Ekspertë nga Suedia trajnojnë stafin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK

Ekspertë nga Suedia trajnojnë stafin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK

Ka përfunduar me sukses punëtoria njëjavore e urodinamikës, uroterapisë dhe trajtimit endoskopik të refluksitveziko-urinar të fëmijëve,  e cila ka zgjatur nga data 09.10.2017 deri  më 13.10.2017 në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ekspertët nga Universiteti i Linkopingut  nga Suedia, Sven Mattson, Anders Spanberg, Peder Drott, së bashku me ekipin vendor të urodinamikës nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve kanë mbajtur punëtorinë praktike  me kontrolle dhe vizita  me pacientë.


Gjatë kësaj jave kanë vizituar dhe trajtuar 50 fëmijë me çrregullime të fshikëzës urinare.

Janë realizuar ekzaminime urodinamike të nivelit të parë dhe ekzaminime cistometrike, trajtime uroterapiste, cistoskopi dhe trajtime endoskopike të refluksitveziko-ureteral Janë ekzaminuar edh shume fëmijë tjerë me anomali kongjenitale të traktit urinar.

“Bashkëpunimi me ekipin suedez nga Linkshoping do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm me synim që të fillohet edhe një projekt i ri bashkëpunimi në fushën e kujdesit emergjent dhe intenziv në pediatri,  përgatitje këto për funksionalizimin e Spitali të Fëmijëve që pritet të ndërtohet brenda dy vitesh si donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Ekipin mjekësor nga klinikat e QKUK-së e përbënin: Sadik Llullaku,Nexhmi Hyseni, Gani Çeku, infermieret,  Safete Shala, Myrvete Sopi, Burbuqe Berisha dhe Antigona Gashi, nga Klinika e Pediatrisë  Valbona Stavileci, nga Klinika e Urologjisë,  Destan Kryeziu, infermierët Trëndelinë Pllana dhe Arsim Menxhiqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori