“PowerToHR” po e sjell edicionin e dytë në Prishtinë me shumë befasi dhe emrat më të spikatur të burimeve njerëzorë në kompanitë më me ndikim në fushën e teknologjisë dhe jo vetëm. Samiti i Burimeve Njerëzore që organizohet nga platforma #1 e punësimit, KosovaJob po vjen më 22 shkurt në Klan Arena në Kosovë.
“PowertoHR”, pas një edicioni të suksesshëm vitin 2023 me 350 pjesëmarrës, do të realizohet në një koncept të ri të organizimit me një skenë më ndryshe e aktivitete argëtuese duke synuar edhe këtë vit të mbledhë të gjithë profesionistët e fushës së Burimeve Njerëzore në një vend. Tema e liberalizimit të vizave dhe ndikimi në tregun e punës do të shoshitet në çdo aspekt. “Si të ndryshojmë me ndryshimin?” është pyetja që do të marrë përgjigje nga shumë perspektiva.
Folësja kryesore e këtij edicioni është Maud Durand – Menaxhere në kompaninë Meta (Facebook). Rreth 15 vjet më parë, Maud Durand filloi të punojë në botën e Burimeve Njerëzore. Ajo është një person pasionant për të cilin arritja më e madhe në karrierë është të nxjerrë në pah talentet më të mirë dhe të jetë e rrethuar nga njerëzit që e inkurajojnë të jetë një njeri dhe profesioniste më e mirë. Si menaxhere e programit të të mësuarit dhe zhvillimit të EMEA (Evropë, Lindja e Mesme, Afrikë) me bazë në Londër, ajo po zhvillohet në një ekip dhe kompani globale, duke operuar në qindra vende me fokus në aftësimin e potencialit të talenteve që e rrethojnë. Ajo është Menaxhere e Ndryshimit dhe Mësimit Global në Meta (Facebook) duke krijuar një përvojë vërtet globale. Udhëtimi i saj i mëhershëm në mësim dhe zhvillim ishte i fokusuar si Partnere Rekrutimin për LinkedIn dhe Facebok. Në të dy kompanitë, ajo ka përjetuar mundësinë unike për të qenë pionere në hartimin dhe zbatimin e modeleve strategjike të burimeve në rajonin EMEA.
Në Kosovë përgjatë shkurtit do të vijë edhe Oana Iordachescu në Booking.com. Me mbi 15 vjet përvojë në përvetësimin e talenteve të teknologjisë dhe strategjitë DEI (Diversiteti, Barazia dhe Përfshirja), Oana është një lidere në projektimin dhe zbatimin e zgjidhjeve të personalizuara që ndërtojnë biznese të qëndrueshme dhe vende pune gjithëpërfshirëse. Ajo ka bashkëpunuar me CTO dhe COO globale për të ofruar strategji të rritjes së talenteve në Evropë dhe Azi, duke punuar me kompani të tilla si Meta, Booking.com, Criteo dhe Wayfair, dhe duke krijuar faqe të reja qendrore teknologjike nga e para.
Folësi i tretë është befasi!
“Power to HR” është konceptuar si një edicion që vjen me shumë befasi e shumëçka që nuk jemi mësuar të shohim deri tani të vijë nga një skenë organizimi. Befasi do të vijë për të gjithë ne folësi i katërt. Është një emër që veçohet në fushën e saj dhe puna e saj lidhet me fenomenet më të komentuara së fundmi. Do të vijë në “Power to HR” për të na zhytur në një univers mësimesh të reja.
Një eksperiencë e paharruar vjen më 22 shkurt, 2024 në Klan Arena. Ata që marrin biletat e para me “Early Bird: përfitojnë nga zbritja më 89 Euro pagesë, kurse bileta me çmim të rregullt pas datës 28 dhjetor është 150 Euro! Biletat mund të blihen direkt në linkun: https://www.powertohr.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Gjobiten pesë superfuqitë financiare të botës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri