Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është në përgatitje të albumit të saj më të ri, njëherësh të dytin në karrierën e saj.
Albumi i saji parë në studio u publikua i titulluar “Expectations” u publikua në qershor të vitit 2018, duke shënuar suksese të shumta në arenën ndërkombëtare, si ndër albumet më të dëgjuara të artisteve femra të atij viti.
Tani, Bebe Rexha është gati për të publikuar albumin e saj të dytë, i cili konverton punën e saj dy vjeçare të artistes në studio.

Albumi ende i pa titull do të ketë disa këngë të reja, bashkëpunime dhe këngë që tashmë janë publikuar, siç është bashkëpunimi i fundit me Doja Cat, “Baby, I’m Jealous”.
Telegrafi ka arritur të marrë disa informacione të shkurtra lidhur me albumin e ri të këngëtares, nga një burim i afërt brenda stafit të saj menaxherial.
“Bebe Rexha ka punuar shumë gjatë karantinës, ajo ka qenë vazhdimisht duke iniciuar këngë dhe ajo e do këtë album. Ajo ka qëndruar për muaj të tërë në Los Angeles larg nga prindërit e saj në New York, vetëm e vetëm për të punuar sa më shumë. Ajo kishte planifikuar ta publikonte atë më herët, por siç ka njoftuar edhe vet ajo, është detyruar ta shtyjë publikimin e tij shkaku i pandemisë globale COVID-19”, ka thënë ky burim.
Për këtë album, ajo ka bashkëpunuar me producentë të njohur të tregut ndërkombëtar si: Greg Kurstin, Jon Hume, Jason Gill dhe Jussifer.
Telegrafi ka arritur të sigurojë ekskluzivisht edhe titujt e këngëve të albumit të saj të ri, i cili do të ketë 13 këngë në versionin e parë dhe plot 16 sosh në versionin “Deluxe”, që do të publikohet pas atij të parit.

Pjesë e albumit mund të shihet se janë edhe këngët e saj të njohura, që tashmë veç gjendet në kanalin YouTube të publikuara edhe me klipe si: “Last Hurrah”, “Not 20 Anymore” dhe “Baby, I’m Jealous”.
Një risi e veçantë e albumit, është fakti që Bebe Rexha po i rikthehet bashkëpunëtorëve të vjetër, duke realizuar një këngë me Pete Wentz, me të cilin në vitin 2010 kishte formuar një grup të quajtur “Black Cards” dhe mbanin koncerte bashkë.

“Ajo ka nostalgji për kohën e vjetër, kjo është dhe arsyeja që në albumin e ri ka zënë vend një bashkëpunim me Pete Wentz, me të cilin dikur ishte në një grup të quajtur ‘Black Cards’. Pritet të jetë vërtetë një album i veçantë”, ka thënë një burim pranë këngëtares për Telegrafin.
Ende nuk ka një datë të saktë dhe titull për albumin, megjithatë këngëtarja me origjinë nga Dibra thuhet se është shumë entuziaste, pasi ka punuar vet në shumë prej këngëve, disa prej të cilave ajo i përshkruan si autobiografike. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë