Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e saj më të rëndësishme deri më tani.

Dardanët u mposhtën në udhëtim te Maqedonia e Veriut 2-1 në gjysmëfinalen e Divizionit D në Ligën e Kombeve, në një ndeshje ku pati shumë mungesa.


Mungesat e mëdha si ato të Hekuran Kryeziut, Amir Rrahmanit, Milot Rashicës apo Vedat Muriqit u vërejtën shumë, sidomos në repartin ofensivë ku sulmuesit dështuan totalisht.

Gjithsesi pas ndeshjes me Maqedoninë ka ardhur një lajm i mirë në Federatën e Futbollit të Kosovës, pasi një nga lojtarët që është synuar të merret prej kohësh ka bërë rikthimin e madh.

0e5373cc 4e30 4349 a424 7fedac627f4f scaled 1

Fjala është për Kemal Ademin, ku Telegrafi ka marrë vesh që sulmuesi e ka kontaktuar presidentin e FFK-së, Agim Ademin duke i thënë se është gati të luajë për Kosovën.

24-vjeçari ka nënshtetësi gjermane dhe zvicerane, ndërsa ditë më parë deklaroi se i përcjell të gjitha ndeshjet e Kosovës.

Tani pritet që FFK të nis procedurat në FIFA-në për ta marrë sulmuesin gjigant 1,98 i gjatë.

Ademi ditë më parë ka kompletuar transferimin te gjiganti turk Fenerbahce nga Baseli i Zvicrës.

120818030 3614479578610527 6268943324712286288 o 1

Sigurisht që kërkesa e tij është mirëpritur nga shtëpia e futbollit kosovar pasi sulmuesi ka qenë prej kohësh në listën e FFK-së.

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës ka më shumë se një vit që janë duke përcjellë lojtarin i cili më në fund është bindur se vendimi i duhur është të vesh fanellën e Dardanëve.

Gjithnjë sipas burimeve të Telegrafit brenda FFK-së, numri një i federatës, Agim Ademi pritet të takohet me sulmuesin pas ndeshjeve të Kosovës me Slloveninë dhe Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

kemal ademi fenerbahce fantastik bir kulup b89d3d5

Kosova momentalisht ka vetëm dy qendër sulmues që janë Vedat Muriqi dhe Atdhe Nuhiu, ndërsa ardhja e mundshme e Kemal Ademit do ta shtonte cilësinë në këtë repart.

Ademi e ka nisur karrierën në akademinë e St Gallen, teksa ka luajtur edhe me të rinjtë e Hoffenheim para se të debutojë në Superligën e Zvicrës me Xamax.

5f7a19b466a97c7cd5d034ed

Gjatë edicionit të kaluar me fanellën e Baselit, Ademi zhvilloi 43 ndeshje ku shënoi 15 gola dhe asistoi në gjashtë të tjerë.

Për të ka pasur interesim edhe nga Zvicra dhe Turqia. Ademi posedon pasëportë të Gjermanisë dhe Zvicrës. /Telegrafi/

telegrafi sport app