Zlatan Ibrahimovic po i mahnit të gjithë me formën e mirë te Manchester Unitedi. Suedezi shpëtoi Djajtë e Kuq nga humbja ndaj Liverpoolit, duke shënuar golin e barazimit.

Por, aq sa bota e futbollit po mahnitet me kualitet e Ibras, njashtu edhe me ngjashmërinë që shqiptari Ahmet Murina ka me të.


Për 29-vjeçarin shkroi edhe Mirror, pasi ky i fundit ishte parë para hotelit Lowry duke pritur autobusin e skuadrës së Unitedit.

16106144 10154355232698178 1967813834 o

Në një intervistë për Telegrafin i riu shqiptar foli për aventurën e tij në qytetin e Mançesterit, gjërat që i kishin ndodhur në Old Trafford, në rrugë me qytetarët dhe tifozët, interesimin e mediave, por edhe ndodhinë që i kishte ngjarë me sigurimin e stadiumit.

- Si e planifikuat takimin me Ibrahimovicin?

“Jam nga Kamenica, por tashmë e disa vite jetoj në Cyrih të Zvicrës. Si tifoz i madh i Ibrahimovicit vendosa që të udhëtoj drejt Mançesterit për ta parë takimin ndaj Liverpoolit, por edhe idhullin tim”.

“E dija që Unitedi do të vendosej në Lowry Hotel dhe kështu rezervova hotelin duke shpresuar që do të takoja Ibran. Pasi u vendosa në hotel, isha i informuar që të shtunën mbrëma skuadra do të vinte në hotel dhe kështu dola para hyrjes së hotelit për t'i pritur lojtarët”.

“Më në fund ata erdhën, por Ibrahimovic nuk u ndal pasi nuk më pa, sepse kishte shumë tifozë rreth meje dhe kështu u ngjit shkallëve të hotelit pa kthyer shumë kokën nga ne”.

16118111 10154355232668178 1343036044 n

- Jeni dëshpëruar që nuk arritët ta takonit?

“Normalisht, por jo shumë, pasi besoj se do të vijë momenti që do ta takoj në të ardhmen”.

- Ngjani shumë me Ibran, si reagonin tifozët e klubit anglez kur të shikonin?

“Buzëqeshnin, ma bënin me dorë, normalisht që kërkonin fotografi me mua. Gjatë kohës që po prisja të futesha në Old Trafford, një televizion më ndali dhe më bëri një intervistë. Ata më pyetën me shaka se nëse isha familjar i tij, apo se kisha ndonjë lidhj me atë”.

16117406 10154355232673178 1059608505 n

- Si ishte aventura juaj në stadium i rrethuar nga shumë tifozë?

“E mirë, por edhe shumë interesante. Së pari sigurimi në hyrje më kërkoi që të vendosja një kapuç, sepse nuk dëshironin të shkaktohej tollovi. E gjitha kjo pasi interesimi për fotografi ishte i madh, u befasova. Po ashtu, gjatë gjithë kohës një pjesëtar i sigurimit ishte afër meje, sepse kishin frikë se do të futesha në fushë për ta takuar Ibran”.

16117997 10154355232663178 997777905 n

- Reagimi juaj dhe i tifozëve kur Ibrahmovic shënoi golin e barazimit?

“Me shumë gëzim, por edhe i buzëqeshur pasi dukej sikur e bëra unë. Edhe tifozët që ishin afër meje në shaka më komplimentonin dhe falënderonin për golin e tij”, tha Ahmet Murina për Telegrafi. /Telegrafi/

telegrafi sport app