LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia, shqetësimi më i madh në Maqedoninë e Veriut

Ekonomia, shqetësimi më i madh në Maqedoninë e Veriut

Situata ekonomike në të cilën gjendet vendi është problemi më shqetësues për të anketuarit nga Maqedonia. Nëse në Shqipëri njerëzit shqetësohen më shumë për korrupsionin, apo ikjen e trurit.., apo në Kosovë shqetësues është papunësia dhe sistemi arsimor, sipas sondazhit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për Barometrin e Ballkanit për vitin 2023 mbi 55 për qind e të anketuarve nga Maqedonia janë të mendimit se shqetësimi i tyre më i madh është situata ekonomike e krijuar.

Ky perceptim është në rritje vitet e fundit, në krahasim me më parë ku punësimi renditej si një nga problemet më të mëdha.

Sa i takon vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, shtetasit shqiptarë mendojnë se shteti i tyre është më i korruptuar në krahasim me të gjitha vendet e tjera të BP, 38% e të anketuarve shqiptarë mendojnë se korrupsioni është një problem i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Ky perceptim është më i larti në rajon, pasuar nga Maqedonia dhe Bosnjë Hercegovina me nga 26%.


Për Malin e Zi dhe Serbinë treguesi është 25%, ndërsa shtetasit e Kosovës kanë perceptimin më të ulët të korrupsionit në BP. Mesatarja e rajonit është 27%. Për të nëntën herë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikon rezultatet e Barometrit Ballkanik – sondazhi vjetor i realizuar me gjashtë mijë qytetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë mbi opinionet e tyre rreth bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE, besimit tek institucionet publike dhe media, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimi, ndryshimet klimatike, siguria, jeta digjitale, transporti, sundimi i ligjit, udhëtimet, etj. Në total vërehet se mbështetja për BE vazhdon rënien, me vetëm 59 për qind të të anketuarve që e mbështesin, ose tre për qind më pak se një vit më parë.

Maqedonia e Veriut është e dyta pas Serbisë ku më shumë se gjysma e të anketuarve nuk e mbështesin BE. Ndërsa shqetësuese është edhe emigrimi. Mbi 44 për qind e të anketuarve mendojnë të lënë vendin e tyre, ose pesë për qind më shumë sesa një vit më parë./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori