LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia informale, rreth 2 miliardë euro qarkullojnë dhe nuk deklarohen në Kosovë

Ekonomia informale, rreth 2 miliardë euro qarkullojnë dhe nuk deklarohen në Kosovë

Shpesh na ndodh kur shkojmë në një restorant, kafiteri, hotel, qebaptore apo edhe barnatore, paguajmë për një shërbim apo produkt dhe nuk na lëshohet kuponi fiskal.

Kjo na ndodh në qendër të Prishtinës apo edhe në një fshat të largët të Kosovës. Në ekonomi kjo quhet ekonomi në hije, apo ekonomi joformale.


Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Prodhimi i Brendshëm Bruto në vitin 2020 në Kosovë, ishte rreth 6.8 miliardë euro.

Ndërsa, sipas matjeve të ndryshme del që ekonomia joformale është rreth 30 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo i bie që rreth 2 miliardë euro qarkullojnë në Kosovë dhe asnjëherë nuk deklarohen, raporton emisioni “7 Ditë me Panxhën”. /Telegrafi/