LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e Maqedonisë shënon rritje të qëndrueshme

Ekonomia e Maqedonisë shënon rritje të qëndrueshme

Sipas statistikave të fundit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM), pas rritjes së prodhimit të brendshëm bruto prej 3.5% në çerekun e tretë të vitit 2015, treguesit më të rinjë thonë se çereku i katërt e ka mbajtur taktin solid të rritjes ekonomike, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, BPRM-ja thotë se në dy muajt e parë të vitit 2016, niveli i përgjithshëm i çmimeve në ekonominë e brendshme ka shënuar rritje të lehtë, që në bazë vjetore është 0.1%./Telegrafi/