Ekipi shqiptar Bad News Eagles sot zhvillon ndeshjen e radhës në turneun ESL Challenger League

Bad News Eagles sot (e mërkurë) do të përballet me ekipin Sangal në kuadër të turneut ESL Challenger League CS:GO.
Ndeshja do të zhvillohet në kuadër të raundit të dytë të ‘Lower Bracket’, ku humbësi do të eliminohet përfundimisht nga gara.
Formati i ndeshjes do të jetë ‘Bo3’, dhe pritet të fillojë nga ora 19:00.
Fituesi i kësaj ndeshje do të kaloj në raundin e tretë të ‘Lower Bracket’ ku e pret ekipi Movistar Riders.
Kjo do të jetë ndeshja e parë që ekipi Bad News Eagles do ta zhvillojë pa trajnerin ‘stikle’ i cili një javë më parë ka lajmëruar se është larguar nga ekipi.
Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/12/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































