Bad News Eagles do të përballen me ekipin ATK në ndeshjen e parë të turneut BetBoom Playlist Urbanistic 2023.

Në këtë turne garojnë gjithsej 22 skuadra, ku për vendin e parë do të ndahen 165 mijë dollarë.


Ekipi shqiptar ndeshjen e parë do ta zhvillojë nesër (e mërkurë) duke filluar nga ora 11:50 ndaj ekipit ATK.

Favorit i ndeshjes është ekipi shqiptar me renditje në vendin e 21 –të në ranglistën botërore, ndërsa ekipi ATK renditet në vendin e 46 –të.

Kjo ndeshje do të transmetohet në kanalin zyrtar të BetBoom në platformën Twitch. /Telegrafi/

telegrafi sport app