LAJMI I FUNDIT:

Ekipi Menaxhues për Asociacionin u lirua nga detyra, BE: Në kundërshtim me marrëveshjen për dialogun

Ekipi Menaxhues për Asociacionin u lirua nga detyra, BE: Në kundërshtim me marrëveshjen për dialogun

Bashkimi Evropian ka thënë se lirimi nga detyra i Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit është në kundërshtim me marrëveshjen për dialogun.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për shtyp sot në Btruksel.


“Ekipi Menaxhues propozoi dhe paraqiti draftin e parë, që do të thotë se nisën procesin e jo që procesi mori fund. Prandaj, vendimi për ta shkarkuar Ekipin Menaxhues shkel tekstin dhe frymën e marrëveshjes”, tha Stano.

Ai u pyet nga gazetarët se pjesë e cilit delegacion ishte Ekipi Menaxhues në takimin e fundit që u mbajt më 2 maj në Bruksel.

Stano tha se ekipi mori pjesë “si delegacion në vete”.

“Ata ishin si delegacion në vete, kanë qenë të ftuar për t’iu bashkuar takimit për një pikë të rendit të ditës për të prezantuar draft-statusin. Ata nuk ishin pjesë e asnjërit delegacion as të Serbisë e as të Kosovës” tha Stano.

Stano theksoi se përbërja e ekipit është në përputhje me marrëveshjen e dialogut.

Lirohet nga detyra Ekipi Menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit
Lexo po ashtu Lirohet nga detyra Ekipi Menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit

“Palët ishin pajtuar rreth përbërjes së Ekipit Menaxhues. Anëtarët e Ekipit Menaxhues janë propozuar nga Serbia dhe zyrtarisht janë emëruar nga Kosova. Marrëveshjet e dialogut qartë thonë se ekipet menaxhuese duhet të ekzistojnë derisa të miratohet statuti i Asociacionit”, tha Stano.

Stano u pyet se deri kur mund të vazhdohet në këtë mënyrë dialogu, me refuzime të njëpasnjëshme të palëve.

“Jeta është e vështirë, e dialogu është edhe më i vështirë”, u përgjigj zëdhënësi i BE-së.

Ai shtoi se arritja e marrëveshjes është e domosdoshme që palët të ecin para në procesin e integrimit evropian dhe se në rast të dështimit, do të ketë pasoja, përfshirë edhe ato financiare.

Stano përmendi edhe Deklaratën për të Zhdukurit si dëshmi të progresit në dialog dhe shprehu bindjen e Bashkimit Evropian se palët do të punojnë për ta zbatuar këtë marrëveshje dhe për të zbuluar fatin e personave të zhdukur gjatë luftës.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, më 3 maj ka liruar nga detyra anëtarët e Ekipit Menaxhues.

Ekipi në fjalë, i përbërë nga katër serbë nga Kosova, mori pjesë në takimin e fundit të dialogut në nivel të lartë, ku edhe paraqiti draftin e parë të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, propozim i cili menjëherë u hodh poshtë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti tha se koordinatorja e këtij ekipi, Danijella Vujiçiq, “është në konflikt interesi”, sepse ajo ka dhënë betimin si deputete në Kuvendin e Republikës së Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori