LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i FMN-së po qëndron në Kosovë

Ekipi i FMN-së po qëndron në Kosovë

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane, me rastin e fillimit të vizitës së tyre në Kosovë.

Ministri Hamza gjatë takimit i informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike, për të hyrat buxhetore, në veçanti ato tatimore, për shpenzimet buxhetore, si dhe Rishikimin e Buxhetit dhe për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018. Ministri Hamza prezantoj prioritetet e Qeverisë së Kosovës, posaçërisht në sektorët ku do të bëhet rritja e financimit. Së bashku u dakorduan për parametrat kryesor të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.

Ndërsa, shefi i Misionit për Kosovë Jacques Miniane e vlerësoi lart përkushtimin e Ministrit Hamza për punën në përgatitjen e rishikimit të buxhetit dhe buxhetin e vitit 2018 dhe theksoi se FMN-ja është e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin ndërinstitucional edhe më tutje.


Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga Jacques Miniane gjatë qëndrimit të tij në Kosovë pritet të zhvilloj takime edhe me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori