Ekipi i filmit “Shok” argëtohen para se të kthehen në Kosovë (Video)

Ekipi i filmit shqiptar, ‘Shok’, i cili ishte i nominuar nga akademia amerikane e filmit për Oscar, duket se po shijon momentet e fundit të qëndrimit në Hollivud të Los Angelesit.
Arben Zharku, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, transmeton Telegrafi.
Në këtë video shihen edhe dy protagonistët e filmit “Shok”, Andi Bajgora dhe Lum Veseli duke vallëzuar pak para se të nisen për në Kosovë.
“Pak argëtim rrugës”, ka shkruar Zharku në Facebook.
Kujtojmë se filmi ‘Shok’ ishte i nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë i Shkurtër”, ku triumfoi ‘Stutterer’. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































