Ekipi i CS:GO Heroic konfirmon jabbi si lojtarin e tyre të ri

Heroic kanë konfirmuar nënshkrimin e përfolur të 18-vjeçarit dhe ish-lojtarit të Copenhagen Flames Jakob "jabbi" Nygaard në listën e tyre CS:GO, pas largimit të lojtarit Ismail “refrezh” Ali.
Ndryshimi i fundit në ekipin e Heroic, vjen pas dështimit të skuadrës për të fituar një titull të një turneu të madh, qysh nga rikthimi i garave në LAN.
Siç duket Heroic, e sheh jabbi-n si një lojtar i cili mund të arrijë të bëhet njëri ndër lojtarët më të mirë në botë.
Edhe pse vetëm 18 vjeçar, jabbi ka përvojë të mjaftueshme në garat e CS:GO, duke qenë pjesë dy herë e turneve Major.
“Jam i kënaqur që bashkohem me Heroic. Është një mundësi e madhe për mua të bëhem pjesë e këtij ekipi”, tha jabbi në një deklaratë në faqen e internetit të Heroic.
Ky është formacioni i ri i ekipit Heroic:
Martin "stavn" Lund
Casper "cadiaN" Møller
René "TeSeS" Madsen
Rasmus "sjuush" Beck
Jakob "jabbi" Nygaard
/Telegrafi/



































