LAJMI I FUNDIT:

Ekipet e shpëtimit nga Kosova i shkojnë në ndihmë Shqipërisë

Ekipet e shpëtimit nga Kosova i shkojnë në ndihmë Shqipërisë

Republika Shqipërisë po ballafaqohet me një situatë emergjente për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat të pandërprerë dhe sipas parashikimeve të tyre situata sa vjen e përkeqësohet.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, Drejtoria e Emergjencave Civile të Republikës së Shqipërisë, ka kërkuar ndihmë nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, për mbështetje në operacionet e shpëtimit me pesë (5) ekipe të shpëtimit dhe tre (3) ekspert për vlerësimin e situatës.

Drejtori i Përgjithshëm i AME-së, me miratimin paraprak të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka vendosur që nesër, 2 dhjetor në ora 6:00, ekipet në fjalë të nisen për në Shqipëri.


Ekipet janë të përbëra prej 34 pjesëtarëve të përzgjedhur nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të pajisur me mjetet përkatëse për zhvillimin e operacioneve të shpëtimit në ujëra sipërfaqësor dhe kjo natyrisht pa e dëmtuar kapacitetin tonë reagues brenda vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori