Sonte (e martë) po zhvillohet një tjetër spektakël i Big Brother VIP.

Banorët edhe në natën e sotme janë përkujdesur e janë kuruar deri në detaje, ndërsa vëmendje të madhe këtë herë mori prezantuesja Einxhel Shkira.


Moderatorja shqiptare duket atraktive në një kostum ngjyrë kafe me dekolte të hapur në pjesën e gjoksit.

Kapela e tillë e së njëjtës ngjyrë, flokët e zeza të lëshuara dhe aksesorët e kanë bërë edhe më unike.

Reagimet në internet kanë qenë nga më të ndryshmet duke e përgëzuar për ‘look’-un dhe daljen atraktive.

Ndërkaq, momentalisht po diskutohen një sërë zhvillimesh që kanë ndodhur gjatë kësaj jave.

Siç u paralajmërua, sonte pritet të eliminohen dy banorë nga BB VIP. /Telegrafi/

Screenshot 10 18 Einxhel Shkira (Foto: Instagram)