LAJMI I FUNDIT:

Eida Karmi, historia e refugjates 115-vjeçare që pa edhe rënien e osmanëve

Eida Karmi, historia e refugjates 115-vjeçare që pa edhe rënien e osmanëve

Në eksodin e refugjatëve, një tjetër histori ka pushtuar mediat. Ajo quhet Eida Karmi, gruaja 115-vjeçare, e cila me shumë gjasë mund të jetë emigrantja më e moshuar e këtij rrugëtimi nga Siria për në Europë.

Eida ka një dëshirë, sikurse çdo gjyshe apo stërgjyshe tjetër e zakonshme: të shohë familjen e saj, nipërit dhe mbesat.

Në jetën e saj, Eida ka parë dy luftëra botërore, si dhe ka përjetuar rënien e Perandorisë Osmane. Por, tani nuk ka mundësi të shohë ata, për të cilët lutet çdo ditë.


“E vetmja gjë për të cilën lutem në jetën time, është që të takoj familjen”, thotë e moshuara.

Një familje e ka shoqëruar Eidën përgjatë të gjithë rrugëtimit. Heroi i saj është djali i familjes, Ahmedi, i cili e ka mbajtur të moshuarën në shpinë për të ecur mijëra kilometra. Ata mund të konsiderohen edhe si familja “adoptuese” e Eidës.

Tani, me pasaporta në duar, ata presin përgjigje në portin e Lesbosit, se çfarë do të bëhet me jetën e tyre. 115-vjeçarja dhe familja e saj janë ndër 94.642 njerëzit, të cilët kanë kaluar me sukses udhëtimin e rrezikshëm përmes detit, por fati i tyre për në Europë mbetet ende i papërcaktuar. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori