Dy skuadrat shqiptare Egnatia dhe Dinamo Tirana kanë mësuar kundërshtarët e ardhshëm në arenën evropiane. 

Egnatia nëse arrin të eliminojë Olimpija Ljubljanën, do të përballet në fazën ‘play-off’ me humbësen e çiftit Lincoln Red Imps/ Noah. 


Goglat u treguan disi bujare me Dinamon pasi ata kanë shmangur Fiorentinën dhe Besiktasin.  

Nëse djelmoshat e Ilir Dajës mposhtin Hajdukun në rrethin e tretë, atëherë në fazën ‘play- off’ mund të përballet me fituesin e çiftit Silkeborg/Jagellonia. 

Egnatia ndeshjen e parë ndaj Olimpija Ljubljanës do ta luajë të enjten e 7 gushtit, ndërsa atë të kthimit një javë më vonë në Shqipëri. 

Në të njëjtën ditë do të luajë edhe Dinamo Tirana si mysafire e Hajduk Splitit, para se ta mirëpresë gjigantin kroat në Shqipëri po ashtu në të njëjtën datë më 14 gusht./Telegrafi/

telegrafi sport app