Egli Tako rikthehet me këngën e re "Jetë"

Egli Tako është kthyer në ditën e sotme (e hënë) me projektin e ri muzikor.
“Jetë” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4 vjen me paraqitje të mrekullueshme në videoklip, të cilin e xhiroi në Kosovë.

Ajo ka punuar po ashtu me Filloreta Raçin - Fifi, e cila e ka shkruar edhe tekstin e këtij projekti.

Producimi u bë nga Apollo me video të realizuar nga produksioni i njohur, Imagine.

Egli ka bërë kthimin në muzikë pas një kohe të gjatë, ndonëse do të jetë më aktive tani.
E njëjta në ndërkohë po vazhdon lidhjen me Gjestin, edhe pse kanë qenë më në distancë nga njëri-tjetri për shkak të angazhimeve. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































