Autoritetet egjiptiane njoftuan të shtunën zbulimin e mbetjeve të një tempulli dhe pjesëve të shumta arkeologjike, përfshirë arkivole nga 3,000 vjet më parë, të cilat hedhin dritë mbi adhurimin e Mbretit Teti gjatë Mbretërisë së Re (1,550 para Krishtit – 1,069 para Krishtit) të Egjiptit të Lashtë.
Pikërisht, zbulimet ndodhen pranë piramidës së Teti, në Saqqara, në jugperëndim të Kajros, ku gjenden strukturat e para funerale me këtë formë dhe ku arkeologët egjiptianë kanë gjetur thesare të pafund që nga viti 2018.
Një mision i përbashkët i Këshillit të Lartë të Antikiteteve dhe arkeologut të famshëm Zahi Hawass qëndron pas zbulimeve të fundit të njoftuara sot që do të “rishkruajnë historinë e kësaj zone, veçanërisht gjatë dinastive 18 dhe 19 të Mbretërisë së Re, gjatë Mbretit Teti”, thuhet në një deklarate, transmeton Telegrafi.
Në shënim, Hawas theksoi se misioni ka gjetur funerale në tempullin e Mbretëreshës Naraat, gruas së Teti, si dhe tre depo në anën juglindore të saj, ku ishin depozituar mjete që ishin përdorur gjatë asaj kohe.
Gjithashtu janë gërmuar 52 puse, me thellësi midis 10 dhe 12 metra, brenda të cilave ishin fshehur më shumë se 50 arkivole prej druri nga Mbretëria e Re, të cilat janë të vjetër 3,000-vjeçar.
Arkivolet kanë një formë njerëzore dhe në sipërfaqen e tyre janë përshkruar skena të perëndive që adhuroheshin në atë periudhë, si dhe pjesë nga Libri i të Vdekurve që ndihmojnë të ndjerin të bëjë udhëtimin në botën tjetër, sipas besimeve të egjiptianëve të lashtë.
Përveç kësaj, një numër i madh i qeramikës së Mbretërisë së Re janë zbuluar, përfshirë disa që provojnë ekzistencën e marrëdhënieve tregtare midis Egjiptit dhe Kretës.
Egjipti shpreson që vendet e tij me vlera të mëdha historike do të rigjallërojnë turizmin. Ky sektor jetësor për ekonominë kombëtare kishte lulëzuar edhe një herë, duke arritur një rekord 13.6 milionë vizitorë në vitin 2019, para se coronavirusi i ri të largonte përsëri turistët e huaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk