LAJMI I FUNDIT:

Egërsohet Vuçiq, e quan Kurtin terrorist veç pse Kosova prezantoi dëshmi të reja që ‘implikojnë’ djalin e tij në sulmin në veri

Egërsohet Vuçiq, e quan Kurtin terrorist veç pse Kosova prezantoi dëshmi të reja që ‘implikojnë’ djalin e tij në sulmin në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mohoi se djali i tij, Danilo, është përfshirë në sulmin në Banjskë kundër policisë së Kosovës më 24 shtator.

Reagimi i Vuçiqit vjen pasi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se në sulmin në Banjskë mori pjesë Millorad Jevtiq, që sipas tij, “njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuçiq, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”.


“Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij [i përfshirë] në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”, shkroi Sveçla në Facebook.

Vuçiq përmes një reagimi në llogarinë e tij në Instagram tha se djali i tij “nuk ka lidhje” me sulmin në Banjskë, “përveç se ai e do Serbinë dhe ‘Kosovën e Metohinë’ si pjesë të saj, në linjë me Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

“Sonte, Kurti akuzoi familjen time, Danilon e parëlindurin tim, ai vetë nuk e di se si erdhi deri te kjo, se disi ka marrë pjesë në atë që ai thotë se ishte një sulm terrorist në Banjska. Karakteristika e parë e frikacakëve që vërehet çdo njeri është kur dikush sulmon familjet e të tjerëve, fëmijët, sepse ata gjithmonë duken si objektivat më të lehtë. Danilo, natyrisht, nuk ka të bëjë me asgjë, përveç se ai e do Serbinë dhe Kosovën e Metohinë si pjesë të saj, në përputhje me Kartën e OKB-së”, shkroi Vuçiq, duke iu drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht se ky i fundit nuk ka komentuar lidhur me deklaratat e bëra nga ministri Sveçla për djalin e presidentit serb.

Vuçiq shkoi më tutje, duke e quajtur Kurtin, terrorist.

“Ti e ke fyer vajzën time në mënyrën që mundesh vetëm ti. Terroristi në Kosovë je vetem ti, se ti e vret dhe terrorizon popullin serb, e mos u shqetëso për Danilon, ai është një djalë i ri trim, kurrë dhe në asnjë mënyrë të ngjashme me ty. Kurse Šolakut dhe kriminelëve vendas, për të cilët Kurti redakton mediat, u them vetëm se nuk do ta fitojnë Serbinë”, shkroi Vuçiq.

Sveçla tha se pas sulmit në Banjskë autoritetet gjetën një dokument personal të Jevtiqit, i cili sipas tij, “nga pesë vizitat e fundit të djalit të Vuçiqit në Kosovë, katër herë ata kanë qenë bashkë në të njëjtën veturë”.

Sveçla prezanton dëshmi të reja: Bashkëpunëtori i afërt i djalit të Vuçiqit në njësitin që ka sulmuar Policinë e Kosovës
Lexo po ashtu Sveçla prezanton dëshmi të reja: Bashkëpunëtori i afërt i djalit të Vuçiqit në njësitin që ka sulmuar Policinë e Kosovës

Më 24 shtator, një grup i armatosur sulmoi një njësi patrulluese të policisë së Kosovës në një rrugë në fshatin Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Më pas, grupi i sulmuesve u strehua në manastirin në Banjskë, prej ku vazhdoi përleshjet me zyrtarët policorë.

Gjatë përleshjeve, sipas autoriteteve kosovare, janë vrarë tre sulmues.
Kosova ka fajësuar për këtë sulm – që e cilëson terrorist – Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka pranuar se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.

Kosova ka publikuar dëshmi për përfshirjen e Radoiçiqit në ngjarjet në veri, përfshirë edhe pamje të incizuara me dron ku ai shihet i veshur me uniformë dhe i armatosur në manastirin e Banjskës më 24 shtator.

Pas sulmit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila kërkon një hetim ndërkombëtar për të përcaktuar rolin e Serbisë në sulmin në Banjskë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin, teksa u kanë bërë thirrje palëve që të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Brukseli.

Në BE po ashtu disa shtete kanë kërkuar që Serbia të ndëshkohet nëse vërtetohet se ka qenë e përfshirë në sulm. Blloku evropian ka deklaruar se po pret përfundimin e hetimeve dhe më pas do të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori