LAJMI I FUNDIT:

EFSE forcon bazën e kapitalit të BKT-së për të nxitur kreditimin e qëndrueshëm për NMVM-të në Kosovë

EFSE forcon bazën e kapitalit të BKT-së për të nxitur kreditimin e qëndrueshëm për NMVM-të në Kosovë
  • Instrumenti në përputhje me Basel-III i Kapitalit të klasës së dytë (ang: Basel-III, Tier 2) do të forcojë strukturën e kapitalit të bankës me qëllim që të sigurojë financim për NMVM-të dhe sektorin e bujqësisë në Kosovë.
  • Përveç mbështetjes financiare, Departamenti për Zhvillim i EFSE-së do t’i ofrojë BKT-së edhe asistencë teknike për të zhvilluar edhe më tej planin e saj të qëndrueshmërisë.

Luksemburg dhe Prishtinë, 01 shtator 2022 – Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) ka mbështetur BKT Kosovën me kredi të varur prej 15.0 milionë Euro për të ofruar financim të qëndrueshëm për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), si dhe për sektorin e bujqësisë.

Si partnerë që nga viti 2013, ky instrument i ri paraqet mbështetjen e tretë rradhazi për Bankën Kombëtare Tregtare në Kosovë, e cila është në përputhje me Basel-III për Kapitalin e klasës së dytë, i cili do të forcojë dhe optimizojë strukturën e përgjithshme të kapitalit të bankës. Duke financuar tashmë më shumë se 1,500 klientë, banka është mirë e pozicionuar për të mundësuar financim më të zgjeruar për sipërmarrësit. Kjo mbështetje e re do t’i mundësojë bankës të diversifikojë portofolin e saj duke forcuar ofertën e produkteve dhe shërbimeve për NMVM-të. Për më tepër, mbështetja do të rrisë kapacitetin e bankës për kreditim bujqësor, veçanërisht për fermerët rural në mbarë Kosovën.

Departamenti për Zhvillim i EFSE-së do të zgjeroj më tej mbështetjen e saj duke shtyrë tutje planin e qëndrueshmërisë së bankës ku, ndër të tjera, faktorët mjedisorë dhe socialë do të integrohen në operacionet thelbësore të organizatës. Si një nga partnerët e parë të angazhuar në mënyrë aktive në përmirësimin e qasjeve të tyre të qëndrueshmërisë, Departamenti për Zhvillim i EFSE do të mbështesë gjithashtu bankën në publikimin e raportit të qëndrueshmërisë në të ardhmen e afërt.

Kryesuesi i Bordit të EFSE-së, Klaus Müller, tha: “BKT Kosova ka dëshmuar të jetë partner strategjik në ofrimin e financimit vital për NMVM-të – shtylla kryesore e ekonomisë së vendit. Ky instrument i ri dhe përqendrimi i shtuar në qëndrueshmëri do të kontribuojë tutje në avancimin e misionit të EFSE-së për të promovuar prosperitetin ekonomik në të gjithë rajonin.

Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit të BKT Kosova me këtë rast tha: “Me këtë marrëveshje, ne po e zgjerojmë bashkëpunimin tonë të frytshëm dhe po hapim mundësi shtesë për klientët tanë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të zhvilluar biznese dhe forcuar pozicionin e tyre konkurrues përmes këtyre fondeve. Si partner në këtë marrëveshje, fokusi ynë kryesor është fuqizimi i bizneseve me mjetet e duhura për rritje të qëndrueshme. Ne urojmë një partneritet afatgjatë i cili do të ketë ndikim pozitiv, të fortë dhe të qëndrueshëm.”

Rreth EFSE

Fondi Evropian për Evropën Juglindore, është një fond investimi me ndikim të madh i krijuar në vitin 2005, i cili synon të nxisë zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik në Rajonin e Evropës Juglindore duke investuar në suksesin e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, si dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës për individët. Duke qenë se qasja në shërbimet financiare është çelësi për zhvillimin e këtij segmenti, EFSE fokusohet për të ndihmuar sektorët financiarë lokal për të rritur mundësitë e financimit për këtë grup të synuar. Krahas aktiviteteve të saj të investimit nëpërmjet partnerëve lokal, EFSE e shumëfishon ndikimin e saj nëpërmjet Departamentit për Zhvillim, i cili ofron asistencë teknike, trajnime dhe mbështetje të tjera jofinanciare për sipërmarrësit dhe institucionet.

EFSE është iniciuar nga Banka për Zhvillim KfW, me mbështetjen financiare të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Komisionit Evropian. Si partneriteti i parë publiko-privat i këtij lloji, EFSE e merr kapitalin e saj nga agjencionet donatore, institucionet financiare ndërkombëtare dhe investitorët institucional privat.

Finance in Motion GmbH, Gjermani, shërben si këshilltar i EFSE-së dhe Hauck & Aufhäuser Fund Services S.A., Luksemburg, vepron si menaxher.

Për më shumë mbi Fondin Evropian për Evropën Juglindore, ju lutemi vizitoni: www.efse.lu

Për më shumë mbi Finance in Motion, ju lutemi vizitoni: www.finance-in-motion.com

Rreth BKT Kosova

BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si banka me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkurruese produktesh dhe shërbime bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrjeve, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT Kosovën, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, andaj duke e bërë këtë, banka përkushtohet të rrisë vlerën e saj afatgjate, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Në kuadër të qasjes së saj të qëndrueshmërisë, BKT Kosova fokusohet që në vazhdimësi të vendosë vlerat e saj korporative dhe parimet bazë të qëndrueshmërisë në strategjinë e saj të biznesit.

Për më shumë: www.bkt-ks.com

Kontakti për media nga EFSE

Merle Roemer

Menaxher, Marketing & Komunikim

Email: press@efse.lu

Tel: +49 (0)69 271 035-470

Kontakti për media nga BKT

Muharrem Inan

Drejtues i Grupit të Thesarit, Institucioneve Financiare dhe Bankingut Privat

Email: minan@bkt.com.al

Tel: +383 38 22 36 36 385

Artikull i sponzorizuar