LAJMI I FUNDIT:

Edy Reja vlerëson lartë Anglinë: Nuk mund të bënim më shumë, ishin të frikshëm në sulm

Edy Reja vlerëson lartë Anglinë: Nuk mund të bënim më shumë, ishin të frikshëm në sulm
(Foto: fshf.org)

Trajneri Edi Reja u shfaq i qetë pas humbjes ndaj Anglisë me rezultat 5-0, teksa theksoi se vendasit bënë diferencën në aspektin fizik.

Ai tutje e vlerësoi Anglinë për lojën në sulm, ku sipas tij ishte e vështirë ta ndalje.

“Nuk hyn fare përqendrimi, por ata hynë shumë fort në ndeshje dhe ishte shumë e vështirë. Në aspektin e gjendjes fizike, ata ishin shumë më lart dhe e kishim shumë të vështirë t’i ndalnim kur niseshin për në sulm”.


“Ndaj një kundërshtari si Anglia ke shumë pak për të bërë, ndonëse u përpoqëm të bëjmë diçka në pjesën e dytë, por nuk kishte më kohë”.

“Kur luan në këto nivele dhe me kundërshtarë kaq të fortë fizikisht, bëhet shumë e vështirë për ne. Do të doja të luanim pak më lart dhe të bënim më shumë presing, por ishte shumë e vështirë, pasi ata e nisën vrullshëm”.

“U përpoqëm t’i mbajmë larg, duke i sulmuar, por ishin në një formë mjaft të mirë dhe herët a vonë do ta bënin golin. Përtej cilësive që ne i dimë, ata ishin shumë ëmë të fortë në aspektin fizik dhe kjo e bënte të pamundur për ne që të reagonim”.

“Nuk mendoj se kjo humbje dëmton imazhin, pasi këtu në Londër ndodh edhe të humbësh me rezultat të thellë, duke qenë se dihet forca e kundërshtarit”.

“Ishte e vështirë shumë nisja e ndeshjes, pasi bëmë shumë shpejt dy zëvendësime të detyruara dhe kjo na penalizoi, pasi nuk mund të bënim përmirësime. Edhe Anglia ishte e motivuar si rrallë herë, pasi e kam ndjekur edhe në ndeshje të tjera dhe nuk kanë luajtur kurrë me të tillë impenjim”, ka thënë Reja.

Anglia është e para me 23 pikë, ndërsa Shqipëria e treta me 15 pikë./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori