Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, është shumë e pëlqyer nga publiku për muzikën e saj.

Ajo arriti t’i rezistojë kohës dhe ndër vite vazhdon të jetë ndër këngëtaret më të pëlqyera të zhanrit të cilin ajo e këndon.


Së fundmi, Edona ka qenë e ftuar në një nga kronikat e emisionit “Prive”, ku i është përgjigjur disa pyetjeve interesante.

edonallalloshi 87801431 2562204514052217 1057418852301861045 n

E pyetur për “sekretin e rinisë së saj”, këngëtarja Llalloshi u përgjigj duke e marrë si kompliment, teksa tha se mundohet të bëjë jetë të thjeshtë dhe të qëndrojë larg stresit.

Një tjetër pyetje interesante e bërë nga fansat ishte nëse Edona ka ndonjë ndërhyrje estetike të kryer në trupin e saj.

edonallalloshi 73042864 489537835249933 5584249168899976797 n

Dhe përgjigja e këngëtares ishte shkurt duke thënë: “Jo, nuk kam”.

Ajo nuk është përfolur asnjëherë për ndërhyrje estetike dhe fakti se vazhdon të jetë natyrale vërtetohet edhe nga paraqitjet e saj. /Telegrafi/