LAJMI I FUNDIT:

Edith Durham: Korça, qyteti më i pastër në Perandorinë Osmane

Edith Durham: Korça, qyteti më i pastër në Perandorinë Osmane

“Korça është një qytet i habitshëm. Është i pastër, shumë i pastër, më i pastri, me rrugë të drejta, të shtruara mirë dhe pa zagarë dhe plehra”.

Qyteti i Korçës është sot një ndër më të bukurit e Shqipërisë, ku turizmi po zhvillohet me shpejtësi. Është një ndër qytetet shqiptare që është shquar për shumë veçanti, por njëra prej tyre është e identifikuar më shumë me këtë qytet. Është pastërtia. E ka evidentuar më shumë se 100 vjet më parë, udhëtarja e famshme angleze që ka shkruar aq shumë për Shqipërinë.


Edith Durham vizitoi Korçën në vitin 1904, pasi kishte përshkuar pjesën më të madhe të krahinave të Shqipërisë duke përfshirë edhe Malësinë e Veriut. Në udhëtimin e saj në Ballkan, Durham e shquan Korçën si më i veçanti ndër të gjitha qytetet e Perandorisë Osmane.

“Korça është një qytet i habitshëm. Është i pastër, shumë i pastër, më i pastri që njoh unë në Perandorinë turke, me rrugë të drejta, të shtruara mirë, pa zagarë dhe plehra. Qëndron mbi një fushë të rrethuar me male, rreth 700 metra mbi nivelin e detit, është i shëndetshëm dhe ka ujë të pijshëm të mirë. Gati një e treta e banorëve janë myslimanë. Në mal gjenden shtresa qymyrguri dhe qyteti krenohet me një mulli avulli që ka. Sikur të lidhej Korça me det, me anë të një hekurudhe, do të zhvillohej shpejt, sepse qymyri është i mirë për eksportim. Me gjithë vështirësitë që ka tani, dyqanet janë plot me mallra të importuar nga jashtë. Pasuria e saj më e madhe është bërë jashtë, sepse megjithëse shqiptari në gjendjen e tanishme e gjen të vështirë për të përparuar në vendin e tij, ai tregon aftësi të mëdha pune në vende të huaja dhe i ndikuar nga patriotizmi që e karakterizon, ai i harxhon fitimet e punës në vendin e tij të lindjes…”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori