LAJMI I FUNDIT:

Edita Tahiri: Kurti duhet ta kushtëzojë Asociacionin me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë

Edita Tahiri: Kurti duhet ta kushtëzojë Asociacionin me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kushtëzojë formimin e Asociacionit me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.

Tahiri ka thënë se Kurti duhet të kërkojë heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë.

“Meqenëse Serbia nuk dëshiron të dëgjoj për Kushtetutën e Kosovës siç po thotë Kurti, atëherë Kurti duhet ta kushtëzoj asociacionin me ndryshimin e Kushtetutës se Serbisë duke hequr Kosovën si pjesë të saj”, ka shkruar Tahiri, transmeton Telegrafi.


Një raund i ri bisedimesh është zhvilluar të hënën në Bruksel, në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb Petar Petkoviq. Nga ky takim palët kanë dalur pa shënuar ndonjë përparim.

Ndërsa më 2 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë dakorduar për deklaratën për personat e pagjetur.

Pajtim nuk ka pasur rreth formimit të Asociacionit për çka Kurti e ka paraqitur vizionin e tij pasi e ka kundërshtuar draftin e prezantuar nga ekipi menaxhues, tashmë i shkarkuar.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori