Drama “Vizita” nga Shqipëria, me regji të Davide Iodice, ka hapur të dielën mbrëma edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur “Prizren Fest”.
Kjo shfaqje që është bashkëprodhim i Teatrit “Migjeni” në Shkodër dhe Sardegna Teatro, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë ka bërë për vete publikun e pranishëm që me duartrokitje të gjata ka përshëndetur trupën teatrore nga Shkodra.
Shfaqja “Vizita” e bazuar në veprën “Vizita e mrekullueshme” të autorit Herbert George Wells, sjellë një lloj kritike për shoqërinë me individë zemërngushtë lidhur me trajtimin e të huajit përkatësisht atij që vjen nga jashtë, e që në këtë rast është një engjëll imagjinar, që përballet vazhdimisht me smirën e njeriut. Në këtë prizëm vjen edhe vargu brenda dramës që thekson se “ne jemi njerëz, ky është privilegji ynë më i madh/ose e meta jonë më e madhe”.
Teksa shfaqja ka shtyrë publikun në mendime, paraprakisht organizatorët e festivalit në hapje të këtij edicioni janë shprehur të mahnitur me faktin se sa miq ka teatri dhe “Prizren Festi”, raporton Telegrafi.
Adrian Morina nga “Prizren Fest” duke shpallur të hapur edicionin e tretë të festivalit është shprehur i bindur se artdashësit do të përjetojnë magjinë që dhuron teatri.
“Në këtë ambient të hapur, të lirë, në liri, ku muret janë zëvendësuar nga qielli dhe skena është e rrethuar nga historia dhe natyra, teatri do të na falë një përvojë unike, të paharrueshme për të gjithë. Teatri është një medium që ju flet të gjithëve, për të gjithë, vjen prej të gjithëve. Teatri ka ekzistuar para nesh do të ekzistojë përjetësisht. Rroftë Teatri!”, ka thënë Morina.
Në të njëjtën kohë ka shpjeguar se përse organizatorët janë përcaktuar që ky edicion të hapet me dramën “Vizita”.
“Hapja e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur ‘Prizren Fest’ me një shfaqje shqiptare për neve ka një rëndësi të madhe, sepse shërben si një urë e fuqishme për të lidhur botën tonë teatrore me atë ndërkombëtare dhe kjo zgjedhje e jona simbolizon përkushtimin për të ruajtur dhe për promovuar trashëgiminë e pasur teatrore shqiptare”, është shprehur Morina.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur “Prizren Fest” e ka kompletuar mozaikun kulturor në qytetin e vjetër që po shndërrohet në qendër të jetës kulturore në Kosovë. “Prizreni po shndërrohet në qendër të jetës kulturore, ku përmes fuqisë së artit e promovojmë qytetin, e promovojmë Kosovën, edhe ju dhurojmë të pranishmëve natë të paharruara”, ka thënë Totaj, raporton Telegrafi.
Në ditën e dytë të festivalit, në program janë tri shfaqje për të rriturit, dy për fëmijët dhe një punëtori për fëmijët.
Edicioni i tretë i Prizren Fest vazhdon deri më 28 korrik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Farkëtari që ruajti trashëgiminë e pesë brezave në Prizren

Rrëshqet dheu në fshatin Leskovec të Prizrenit, evaukohen disa familje

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Bereqeti dhurojnë 100 pako ushqimore për komunitetin në kohën e Festës së Fitër Bajramit

Përplasja e Abdixhikut me Hotin në “Viber" për vjedhje të votave e akuzave për “skemë të organizuar kriminale”

Rusia thotë se 'nuk mund të pranojë' planet e paqes të Trump për Ukrainën

Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në ShBA

Meteorologu Rugova: Na pret mot befasues, priten reshje bore

Dyshimet për salmonelë në mishin e pulës nga Brazili në Shqipëri, flasin nga AUV-i: Edhe Kosova ka ngritur masat e kontrollit në dy nivele

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani